RCCOLA

Sinani jep betimin, mungon Surdulli

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Begzad Sinani dhe këshilltarët komunal të Kamenicës të enjten e dhanë betimin në mënyrë solemne. Sinani tha se nga ky moment do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të kërkesave të tyre. Ju garantoj se askush nga administrata nuk do të preket. Me mua do ta keni shumë më lehtë tha Sinani.

Begzad Sinani edhe solemnisht është inauguruar si kryetar i ri i Kamenicës. Sinani së bashku me këshilltarët komunal të Asamblesë u betua dhe tha se do të jetë në shërbim të qytetarëve të Kamenicës.”Detyrën po e marrim në kushte të renda, por ju sigurojë se nuk do të merrem me të kaluarën sepse nuk kemi kohë. Unë ju sigurojë se askush nga administrata komunale nuk do të preket”.

Sinani tha se nuk do ta ketë të lehtë, por do të jetë përballë sfidave që e persin.”Për mua me rëndësi është që ta zhvillojmë komunën e Kamenicës dhe do i kem parasysh të gjitha kërkesat e qytetarëve, raporton rajonipress.

Uji Dea

Sinani ka falënderuar Shaip Surdullin për punën që ka bërë për Kamenicën dhe Enver Mavriqin.

Në fakt në këtë takim inaugurues ka munguar ish kreu i Kamenicës, Shaip Surdulli. Seancën solemne e kanë përshëndetur edhe Ulri Biffar nga OSBE dhe përfaqësues të Pushtetit lokal./rajonipress/