Fundamenti

Sinani i kënaqur me të arriturat në fushën e arsimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i komunës Begzad Sinani ka përmendur të arriturat në sistemin e arsimit në këtë komunë, në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, ngritjen e cilësisë dhe sfidat.

Është mbajtur mbledhja e dhjetë për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Kamenicës, me ç’rast janë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës.

Kuvendarët i aprovuan e pikat e parapara të rendit të punës.

Seanca ishte e dhjeta me radhë e kuvendit komunal, e cila u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë. Seancën e udhëhoqi Kryesuesi Bajram Dërmaku. Si zakonisht në seanca merr pjesë kryetari i komunës z. Begzad Sinani, drejtorët e drejtorive komunale, përgjegjës të zyrave përkatëse, shoqëria civile, ekipi komunal i OSBE-së.

Mobi Casa

Këshilltarët më së shumti debatuan për informatën e Drejtorisë së Arsimit, duke konsideruar si jo të plotë, dhe kishte diskutime në mes të kuvendarëve dhe drejtorit të Arsimit dhe Kryetarit, drejtori konsideroi se nuk është kërkuar raport ku të gjitha problemet do të ishin të paraqitura, por informatë në pyetjet kritikat ndaj kësaj drejtorie u përgjigj edhe kryetari i komunës Begzad Sinani i cili i përmendi të arriturat në sistemin e arsimit në komunën tonë, në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, ngritjen e cilësisë dhe sfidat.

Ndërsa pikat tjera të gjitha u aprovuan pa zhvilluar shumë debate: Propozim vendimi për dhënien e pronës së pa luajtshme të komunës, në shfrytëzim personave fizik/juridik në fshatin Kopërnicë, Plani vjetor i njësisë auditimit të brendshëm, draft rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për përdorimin e automjeteve zyrtare, pastaj shqyrtimi i strategjisë për femrat ndërmarrëse në komunën tonë, të cilën strategji kuvendarët e vlerësuan të dobishme për femrat ndërmarrëse.

Drejtoria e financave kishte propozuar ndryshime dhe plotësime të rregullores aktuale, për: taksa, tarifa dhe gjoba komunale. Poashtu u shqyrtua në parim edhe plani i mirëmbajtjes së hapësirave publike dhe plani i investimeve në hapësirat publike. Në fund disa kuvendarë i parashtruan pyetje kryetarit të komunës të cilave iu përgjigj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.