Sinani i gatshëm për fitoren e radhës
Kamenicë – Tashmë në të gjitha komunat e Kosovës kanë nisur lëvizjet e partive politike dhe kontaktet që ata mbajnë me aktivistët e tyre. Edhe Begzad Sinani derisa ka takuar njerëzit kyç të PDK-së në Kamenicë ka thënë se kjo parti është e gatshme për fitoren e radhës.
Begzad Sinani për asnjë moment nuk e harron partinë e tij prej nga edhe erdhi në pushtet. Ditëve të fundit edhe ai ka intensifikuar kontaktet me njerëzit kyç të PDK-së.
Sinani derisa ka bërë një foto me strukturat e PDK-së ka shkruar:”Konstruktiv dhe të gatshëm për fitore të radhës. Unik për sfida të reja”./rajonipress/


