Sinani frymëzohet nga kulla e “Kadri Zekës” dhe ka një porosi
Kamenicë – Begzad Sinani është entuziazmuar nga vizita në Kullën “Kadri Zeka” dhe ka dhënë një porosi për të investuar dhe mirëmbajtur këtë kullë.
Begzad Sinani ka treguar emocione gjatë vizitës në kullën e heroit “Kadri Zeka”. Sinani ka shkruar se ishte në fshatin e lindjes së patriotit, atdhetarit – Heroit të Kombit Kadri Zeka.
“Shtëpia Muze – Kulla “Kadri Zeka” ka nevojë për mirëmbajtje dhe intervenim nga institucionet komunale dhe të nivelit qendror” ka shkruar Sinani./rajonipress/


