Mobi Casa

Sinani: Edhe pak kohë na ka mbetur deri tek fitorja

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – I bindur në fitoren e tij kandidati për kryetar të komunës së Dardanës Begzad Sinani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka përmbyllur fushatën zgjedhore, duke u zotuar në përmbushjen e të gjitha premtimeve të dhëna gjatë kampanjës pesëditore.

Të premten në fushatën përmbyllëse të PDK-së në komunën e Dardanës ishin të pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi si dhe zv.kryeministri, Hajredin Kuqi.

Begzad Sinani, kandidati i PDK-së për kryetar të Dardanës, gjatë fjalës së tij para simpatizantëve të PDK-së dhe simpatizantëve të koalicionit AAK dhe AKR, ka premtuar edhe një here para të pranishmëve që gjatë mandatit të tij katërvjeçar do t’i përmbushë të gjitha premtimet e dhëna.

Për më tepër, Sinani ka falënderuar simpatizantë dhe qytetarë të Dardanës, të cilët kanë mbështetur atë për kryetar të komunës së Dardanës.

Sinani iu ka drejtuar kryeministrit Thaçi, me fjalët se PDK-ja në Dardanë ka hyrë në një projekt të përbashkët për të krijuar një ambient për qytetarët e komunës së Dardanës, për t`i realizuar interesat e tyre. “Prej nesër, komunës së Dardanës i duhet një kryetar që bashkëpunon me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, me kabinetin e tij qeveritar, me donator dhe investitorë që të kenë përgjegjësi para qytetarëve për t`i realizuar projektet që i kemi paraqitur gjatë fushatës para qytetarëve të komunës së Dardanës”, ka thënë Sinani duke shtuar se komuna e Dardanës, sot ballafaqohet me sfida ku gjatë vizitave të tija nëpër lokalitetet e komunës, janë paraqitur kërkesa jetike të cilat kërkesa janë mase të arsyeshme.

Ai ka bërë të ditur para qytetarëve të shumtë, se e presin shume sfida siç janë projektet kapitale të dy lumenjve të komunës që do të fillohet me impijante për trajtimin e ujërave të zeza, sikurse që janë edhe projektet për ndërtimin e shkollave të reja në komunën e Dardanës.

UBT

Në fund të paraqitjes së tij, Sinani, i siguroi simpatizantë dhe qytetarë të Dardanës, se fitorja e tij është mëse e sigurt.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në këtë tubim përmbyllës ka falënderuar qytetarët e komunës së Dardanës dhe simpatizantë e koalicionit për fushatën e qetë, korrekte të konkurrencës për Dardanën evropiane.

”Vota për Begzad Sinanin është votë për zhvillim, për investim, për krijim të vendeve të reja të punës dhe të njëjtën kohë për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve”, ka thënë Thaçi para mijëra simpatizantë të PDK-së dhe koalicionit AAK, AKR.
Thaçi ka ftuar të gjithë qytetarët që masivisht të dalin të votojnë të dielën, në mënyrë që fitorja e Begzad Sinanit dhe partnerëve të koalicionit AAK dhe AKR, të jetë fitore e qytetarëve të komunës së Dardanës, fitore madhështore.

“Nuk kemi fare dyshim, sepse fitorja është e jona dhe kryetar do të jetë Begzad Sinani”, ka thënë Thaçi, duke u përcjellë nga ana e simpatizantëve të shumtë me ovacione dhe duartrokitje frenetika, duke premtuar në fund se kryetari Sinani do ta ketë mbështetjen e sigurt të Qeverisë së Kosovës dhe çdo projekt që e prezanton edhe si PDK edhe të koalicionit AAK dhe AKR, janë projekte të Qeverisë së Kosovës.

Në fund të këtij tubimi Thaçi ka konfirmuar se “kryetarit aktual i ka mbetur shumë pak kohë sepse së shpejti kryetar i komunës së Dardanës do të jetë Begzad Sinani”

Kandidatin e PDK-së, Begzad Sinanin, me rastin e përmbylljes së fushatës, e ka përkrahur edhe kryetari i degës së AAK-së në Dardanë, Lulzim Leci dhe ai nga radhët e AKR-së, Fatmir Matoshi thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Kamenicë./rajonipress/