Sinani: Edhe në vitin 2017 do të jemi të përkushtuar dhe në shërbim të qytetarëve
Kamenicë – Kuvendi Komunal në Kamenicë ka mbajtur takimin e fundit për këtë vit. Kuvendi Komunal me sukses dhe në mënyrë konstruktive ka përmbush objektivat programore dhe me përgjegjësi ka kryer funksionin në shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve ka thënë Begzad Sinani.
Për punën dhe funksionimin konstruktiv të mbledhjeve të kuvendit komunal në emër të të gjithë qytetarëve të komunës falënderoj Kryesuesin e Kuvendit z.Bajram Dermakun.
Falënderoj angazhimin e secilit delegat që gjatë këtij viti ishin konstruktiv në diskutime, rreth zgjidhjes së shumë problemeve që kanë të bëjnë dhe që janë në kompetencë të Kuvendit Komunal.
Falënderoj Grupet e Delegatëve të partive politike për anën konstruktive.
Besojmë se edhe ne vitin 2017 do tregojmë se ne duam, dijme dhe jemi të përkushtuar të jemi zë i qytetarëve në Kuvendin Komunal ka thënë Sinani./rajonipress/


