Sinani: E kemi tejkaluar me sukses situatën emergjente pas reshjeve të borës
Kamenicë – Begzad Sinani në takimin që ka pasur me komitetin komunal për mbrojtje dhe shpëtim ka thënë se është i kënaqur me angazhimin e të gjitha institucioneve lokale që janë përballur me gjendjen e krijuar pas reshjeve atmosferike.
Në takimin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim Begzad Sinani ka thënë se është i kënaqur me menaxhimin e suksesshëm të situatës emergjente nga Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shtabi për Emergjencë dhe Komisioni për mbikëqyrjen e rrugëve.
”Falënderoj të gjithë bartësit e institucioneve për gatishmërinë dhe angazhimin e treguar gjatë reshjeve atmosferike dhe situatën emergjente që e tejkaluam me sukses” ka thënë Sinani./rajonipress/


