Sinani: Dukuritë negative, trafikimi dhe drogat do të stopohen

Kamenicë – Begzad Sinani veç tjerash tha se komuna që ai drejton, është e gatshme të ofrojë bashkëpunim të vazhdueshëm për të gjitha nevojat që kërkon zinxhiri institucional në mënyrë që të parandalohen dukuritë negative si trafikimi dhe drogat.
Në Komunën e Kamenicës sot u mbajt tryezë e rrumbullakët me titull “Ndërtimi i urave”, e cila synon forcimin e marrëdhënieve midis Komunës së Kamenicës dhe institucioneve qendrore të Kosovës, përfshirë Policinë, gjykatat si dhe zyrtar qendror e lokal.
Në këtë tryezë, ku u trajtua tema “Adresimi i Trafikimi të Qenieve Njerëzore dhe Drogat në nivel lokal”, morën pjesë kryetari i Komunës së Kamenicëz, z. Begzad Sinani, Zv.ministër i Punëve të Brendshme Sasha Rashiq si dhe zyrtarë policorë dhe organizata për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.
Gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Gjykata, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit dhe Sektori i Rinisë.
Sinani veç tjerash tha se komuna që ai drejton, është e gatshme të ofrojë bashkëpunim të vazhdueshëm për të gjitha nevojat që kërkon zinxhiri institucional në mënyrë që të parandalohen dukuritë negative si trafikimi dhe drogat.
“Jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunimin tonë për të ofruar maksimumin në lidhje me mbrojtjen, përkatësisht parandalimin e dukurive të këqija për fëmijët tanë. Komuna e Kamenicës, do të jetë një partner i përhershëm i projekteve të tilla, të cilat kanë synim përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë”, ka thënë z. Sinani.
Zv.ministri Rashic, duke falënderuar kryetarin Sinani për gatishmëri dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe atyre qendrore për çështje të tilla.
Edhe pjesëmarrësit tjerë në tryezë, shprehën këndvështrimet e tyre në lidhje me atë se çka duhet bërë më ndryshe dhe më tepër për këto dukuri.
Tryeza u organizua nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB)./rajonipress/