Sinani: Do të qeverisim bashkë me qytetarët e Dardanës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Begzad Sinani ka premtuar para përkrahësve të tij se gjatë katër viteve të ardhshme do të qeverisë bashkë me qytetarët dhe do të realizojë projektet e hartuara të cilat do të ndryshojnë të ardhmen e komunës së Dardanës.

Kryetari i ri i komunës së Dardanës, Begzad Sinani e ka shpallur fitoren e tij në mbrëmjen e 1 dhjetorit para simpatizantëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa për të festuar fitoren e Sinanit edhe për një mandat katërvjeçar në sheshin “Metush Krasniqi”, edhe sot në mesditë në këtë qytet kishin dal një numër i madh i qytetarëve duke festuar me valle fitoren e zotëri Begzad Sinanit.

Pas shpalljes së rezultateve të mbrëmshme nga ana e KQZ-së për fitoren e Begzad Sinanit për kryetar të komunës së Dardanës, kanë nisur përgatitjet për festimin e fitores në këtë komunë.

Uji Dea

Duke konfirmuar fitoren e tij, Begzad Sinani para simpatizantëve uroj fitoren atyre dhe koalicionit qeverisës, duke thënë se këtë herë diferenca mes tij dhe kundër kandidatit është mase evidente. “Të nderuar qytetarë të Dardanës, anëtar dhe simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit qeverisës. Në këto momente pas rezultateve të arritura e shpallim fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, urime të nderuar qytetarë”, është shprehur Sinani.

Ai ka premtuar para përkrahësve të tij se gjatë katër viteve të ardhshme do të qeverisë bashkë me qytetarët dhe do të realizojë projektet e hartuara të cilat do të ndryshojnë të ardhmen e komunës së Dardanës.

Ndërkohë, në qytetin e Dardanës përveç brohoritjeve të qytetarëve për fitoren e PDK-së dhe kandidatit të saj, Begzad Sinani, nuk ka munguar as ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike./rajonipress/