Sinani dedikim special për kundërshtarët politikë
Kamenicë – Begzad Sinani të dielën me mëngjes ua ka dedikuar një selam rivalëve politik. Ju përkujtoj se shenja e ime në horoskop është LUANI ka shkruar Sinani.
Begzad Sinani që është edhe kryetar i PDK-së në Kamenicë të dielën me mëngjes ka shkruar në rrjetet sociale një porosi për rivalët e tij politik. “Mesazhi i dedikohet kundërshtarëve të mi politikë. Jeni nervoz, jeni të shqetësuar se nuk ju vjen kush pas. Ju përkujtoj se shenja e ime në horoskop është LUANI. Paqit një vikend të rehatshëm miqtë e mi” ka shkruar Sinani./rajonipress/


