Sinani: Bashkëpunimi ndërkomunal, mundësi e mirë për investime në komuna
Gjilan – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, tha se këto takime janë nismë e mirë që përveç bashkëpunimit ndërkomunal në mes komunave tona, është edhe një mundësi më e madhe me qëllim të koordinimit dhe gjetjes së mundësive për investimet e ndryshme nga fondet e Bashkimit Europian dhe donatorë të tjerë duke pas parasysh se kërkesat e qytetarëve të komunave janë pothuajse të njëjta.
Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur konferenca e kryetarëve të Komunave për Bashkëpunim Rajonal Europian, në të cilën morën pjesë 17 komuna të mikroregjionit europian nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Bullgaria.
Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, tha se këto takime janë nismë e mirë që përveç bashkëpunimit ndërkomunal në mes komunave tona, është edhe një mundësi më e madhe me qëllim të koordinimit dhe gjetjes së mundësive për investimet e ndryshme nga fondet e Bashkimit Europian dhe donatorë të tjerë duke pas parasysh se kërkesat e qytetarëve të komunave janë pothuajse të njëjta.
Kryetarët e Komunave të mikro regjionit europian, kanë kërkuar nga MAPL dhe të gjitha ministritë e linjës në Kosovë, Maqedoni, Serbi, e Buullgari, që tani duhet të kenë një qëndrim tjetër dhe më pozitiv për komunat e këtij mikro-regjioni, duke thënë se ky është një trup i fuqishëm i bashkuar, i cili prekë katër shtete./rajonipress/


