Sinani bashkëbisedon me banorët e Topanicës për temat problemore
Kamenicë – Begzad Sinani ka takuar banorët e fshatit Topanicë ku ka folur për temat problemore siç janë ujësjellësi, mirëmbajtja, funksionimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm.
”Fshati Topanicë me traditë në kultivimin e debatit konstruktiv në zgjidhjen e problemeve në të mirë të përmirësimit të mirëqenies dhe infrastrukturës së fshatit.
Fshati dhe banoret e Topanicës, në takimin që mbajtëm, u zotuan se do të kontribuojnë të gjithë në mirëmbajtjen dhe ngritjen e inkasimit në mënyrë që të kemi ujë të mjaftueshëm” ka shkruar Sinani./rajonipress/


