Eko Higjiena

Sinani: Balotazhin e pres i relaksuar, Surdullin do ta mposhtim

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Begzad Sinani ish kryetar i Kamenicës dhe tani kandidat për kryetar komune nga radhët PDK-së për rajonipress thotë se lirimi i tij nga akuzat e EULEX-it është një fitore e madhe për të dhe PDK. Unë që nga dita e parë kam besuar në pafajësinë time dhe të zyrtarëve të mi, por suksesin e qeverisjes sime dikush deshi ta mjegullonte. Unë e pres i sigurt fitoren e 1 dhjetorit sepse Koalicioni tashmë i formuar është shumë unik.

Begzad Sinanit nuk i kanë munguar emocionet ditën e shpalljes së aktgjykimit lirues nga ana e EULEX-it. Ai edhe në fjalën përfundimtare para trupit gjykues ka shprehur habinë për aktakuzën e ngritur dhe dyshimet se ajo aktakuzë është e motivuar fund e krye politikisht.

Por kur u dha vendimi lirues Sinani me siguri të madhe tha se e ka pritur këtë akt. “Unë kam qenë i bindur se jam i pafajshëm. Kam qenë i bindur se kemi punuar drejtë dhe pa asnjë mëdyshje në respektim të ligjit. Më vjen keq që pala tjetër në këtë rast LDK e keqpërdori edhe institucionin e drejtësisë, vetëm e vetëm për të më komprometuar para elektoratit. Por kjo tashmë ju kthye në bumerang sepse drejtësia nuk punon sipas tekeve të njerëzve. Ajo kërkon prova e fakte, të cilat munguan që nga dita e parë” shprehet Sinani për rajonipress.

RCCOLA

Begzad Sinani thotë se tashmë ka motiv edhe më të mëdha dhe hynë shumë i relaksuar në balotazh.”Do ta mundim Surdullin sepse Koalicioni për Kamenicen është shumë i fort dhe i pamposhtur. Jemi unik dhe kemi një synim, që të qeverisim për katër vitet e ardhshme me Kamenicën” shprehet ai.

Sinani tha se me gjykime të montuara është mësuar qysh si i ri, kur ka hyrë në burg nga njerëzit e UDB-së. “Nuk e kam ndier vetën mirë , jo se isha në siklet nga ajo aktakuzë e ndërtuar nëpër kuzhina të ndryshme, por sepse po përjetoja dhe humbja kohë për diçka që nuk kishte vlerë” shprehet Sinani.

Megjithatë, Sinani thotë se koha do t`i tregojë të gjitha.”Unë jam përgatitur që më 1 dhjetor së bashku me partnerët e mi të marrim detyrat dhe përgjegjësit që na takojnë për ta qeverisur drejtë Kamenicën sepse për këto katër vite këtij qyteti i ka munguar dora e pushtetarit të ndershëm, të sjellshëm e profesionist”./rajonipress/