RCCOLA

Sinani akuzon Shqiprim Arifin e Sami Salihun: Po kontribuojnë që Parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka akuzuar kryetarin aktual që e rrëzoi nga qeverisja lokale, Shqiprim Arifin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Sami Salihun, se po kontribuojnë që Parlamenti i Serbisë të mbetet pa asnjë deputet shqiptar.

Sipas Sinanit, të njëjtit po dëshmojnë realisht se për mision kryesor kishin ta shuajnë zërin shqiptar në këtë institucion të shtetit të Serbisë.

“Pasi dështuan vet në zgjedhje parlamentare, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu nuk po ftojnë qytetarët me të drejtë vote ta votojnë listën e vetme që ka ende mundësi t’ia sigurojë shqiptarëve një mandat në parlament. Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po kontribuojnë realisht që parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar”.

Mobi Casa

“Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po thonë realisht ‘Më mirë të flasin në Beograd deputetë anti-shqiptarë nga Serbia se një deputet shqiptar’. Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po dëshmojnë realisht se për mision kryesor kishin ta shuajnë zërin shqiptar në parlamentin e Serbisë. Sidomos si të Shaip Kamberit”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Kuvendi i Preshevës më 11 prill 2022 votoi pro shkarkimi të Ardita Sinanit nga posti i kryetares së Preshevës, ndërkaq pas këtij votimi, Kuvendi votoi për kryetar Shqiprim Arifin.

Ardita Sinani u shkarkua nga pozita e kryetares së Preshevës, pasi partnerët e koalicionit nga radhët e Lëvizjes për Reforma nuk patën vullnet ta vazhdojnë koalicionin, pa përmendur arsye specifike për largimin e tyre nga kryetarja Sinani dhe bashkimin me partinë e kryetarit nga Alternativa për Ndryshim. /Telegrafi/