UBT

Sinan Bytyqi debuton me Manchester Cityn

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dhe momenti erdhi. Sinan Bytyqi pas shumë pritjeve debutoi për ekipin e parë të Manchester Cityt. Ai debutoi në miqësoren ndaj El Ain, të zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe. 19-vjeçari nga Kosova, por me nënshtetësi të Austrisë hyri në lojë në minutën 73 në vend të Aleksandar Kolarovit.

UBT

Ndeshja u mbyll 3:0, për Cityn. Lojtari luan për grupmoshat e reja të Austrisë. Ai prej disa vitesh është pjesë e U-21 të Cityt, ku për trajner ka francezin Patrick Vieira.