Uji Dea

Simptomat shëndetësore, që s`duhet t`ju frikësojnë

/ 4 minuta lexim

Trupi i njeriut vazhdimisht ndryshon si përgjigje kundër një grupi faktorësh si: stresi, mjekimi, ajo se çfarë hani dhe mënyra se si flini. Kjo është padyshim e vërtetë për tensionin e gjakut, në veçanti tek numri i madh i matjes së tensionit të gjakut. Për shembull, tensioni i gjakut ngritët kur ju vizitoni doktorin sepse përderisa ai bënë matjen e tensionit të gjakut ju jeni nervoze, andaj mos u brengoseni për vetëm një ngritje të tensionit të gjakut

Kur duhet të brengoseni – Nëse keni tension të lartë gjaku disa herë brenda një muaji, atëherë flisni me doktorin tuaj. Mos trajtimi tensionit të lartë të gjakut, mund të çoj deri te sulmi në zemër dhe sëmundje tjera të zemrës. Ngritja e tensionit të gjakut mbi 180, kërkon mjekim emergjent.

Ndryshimi i tensionit të gjakut

Mos u brengoseni, nëse pas matjes së tensionit, ai del të jetë më i lartë apo i ulët se zakonisht. Nëse laboratori thotë se ai nuk është jashtë normales, atëherë s’ka arsye për brengosje.

Mos u brengoseni për tensionin e ulët të gjakut

Ju e dini thënien “ju kurrë nuk mund të jeni shumë i pasur apo shumë i dobët”. Dhe tensioni i ulët i gjakut është njëlloj sikur kjo thënie. Në përgjithësi konsiderohet si një gjë e mire.

Kur duhet të brengoseni – Nëse tensioni i ulët në gjak ju benë të ndiheni gati të alivanosur apo të alivanosur, apo nëse ndieni rrahje të shpejtuara të zemrës, atëherë keni nevojë ta vizitoni doktorin.

Mos u brengoseni, nëse për disa ditë, ndjeni neveri, vjellje apo diarre

Njerëzit duan ta dinë nëse është ushqimi i helmuar po virus, por kur është puna për shërim, nuk ka rendësi se cila nga ato është.

Eco Higjiena

Nëse keni dhimbje të forta të barkut, ethe apo gjak në stolin tuaj, atëherë është trupi juaj i cili përkujdeset. Më rendësi është të mos humbni shumë ujë trupi.

Kur të brengoseni – Nëse ndiheni sikur po alivanoseni, apo keni vjellje gjaku, atëherë vizitojeni doktorin.

Mos u brengoseni për gunga pa dhimbje

Ndërsa trupi plaket, në të zhvillohen një numër i madh i gungave. Pjesa dërmuese e tyre nuk janë kanceroze. Shkaktarët e gungave janë aq shume saqë nuk mund të ofrohet një liste komplete e tyre, por ato fillojnë prej, cistit dashamirës deri tek depozitat yndyrore nen lëkurë (qe quhen lipoma). Sigurohuni t’ia tregoni doktorit ato menjëherë në vizitën e ardhshme, por provoni të mos alarmoheni.

Kur të brengoseni – Disa gunga duhet të vlerësohen sa më shpejt që është e mundur. Gungat në gji nuk duhet të injorohen asnjëherë. Gungat që janë të buta dhe të dhembshme, të ngrohta dhe të kuqe mund të jenë nga infeksioni themelor që ka nevojë për trajtim. Gungat që rriten shpejt dhe fort duhet të shihen në përpikëri.

Mos u brengoseni për gjakderdhjen

Në aspektin e mbijetesës së species ndoshta është mirë, që pamja e gjakut provokon panikun. Shumica prej nesh bëjmë panik më shume se që duhet. Prerjet në pjesë të caktuara të trupit, siç janë lëkura e kokës mund të gjakoj tepër, por ajo nuk është arsye për alarm.

Kur të brengoseni – Në qoftë se, nuk jeni të sigurt nëse prerja duhet të qepet, nuk preferohet të pritet se, çfarë do të ndodhë. Plagët duhet të qepen brenda 24 orëve, sepse rreziku i infeksionit rritet dukshëm.