Simptomat e dëmshme për shëndetin

/ 3 minuta lexim

Disa simptoma thjesht mund të jenë pasojë e problemeve fizike, por ka gjasa të ndodhë edhe e kundërta. Nëse ju mundon njëri nga këto simptoma, do të ishte mirë ta vizitoni mjekun.

Ekzistojnë simptoma, të cilat kurrsesi nuk guxojmë t’i marrim për asgjë, e më së miri do të ishte të konsultoheni me mjekun për ta vërtetuar nëse bëhet fjalë për problem psikik apo fizik.

– Çrregullimet e gjumit: Flini më pak apo më shumë se sa zakonisht, nuk mund të flini apo zgjoheni vetëm pas disa orëve dhe nuk mund të flini përsëri, ekspertët mendojnë se në jetën tuaj rrjedhin probleme, paksa më të rënda emocionale. Nëse këto probleme shfaqen më shpesh se sa një apo dy herë në javë, e mjeku nuk mundet ta vërtetojë llojin e çrregullimit fizik, në rastet më të shpeshta kemi të bëjmë me dhimbje apo depresion.

Fidanishtja

– Ndryshimi dramatik i peshës dhe ushqimit: Nëse keni shtuar apo keni humbur mjaft kilogramë, shpesh mendoni për ushqimin apo iu është gërditur i tëri, e gjithë kjo mund të jetë pasojë e çrregullimit emocional. Gratë dhe femrat e reja, të cilat së bashku me oreksin humbin edhe ciklin menstrual menjëherë dhe detyrimisht duhet lajmëruar mjekun, ngase kjo është një shenjë e qartë e depresionit.

– Probleme të pashpjegueshme fizike: Nëse me juve gjithçka është në rregull, nga ana fizike, ndoshta kemi të bëjmë me probleme psikomatike. Në këtë mënyrë, mendja jua bën me dije se jeni nën stres të madh. Shqetësimi emocional shpeshherë manifestohet me kokëdhembje, probleme me lukthin, mbyllje dhe dhimbje kronike – sidomos në shpinë.

– Nuk duroni të tjerët: Jeni shumë të qetë kur jeni vetëm, por shpesh eksplodoni, derisa komunikoni me shokun e të vëllait, fëmijët, shokët apo kolegët. Ndoshta stresi po ju djeg nga brenda, që nuk është fare e shëndetshme as për mendjen e as për trupin, e nuk kënaqen as njerëzit që ju rrethojnë. “Të mos kesh kontroll mbi zemërimin është shumë e rrezikshme. E derisa janë vetëm mendojnë se gjithçka është në rregull ngase mendojnë se gjithçka kanë nën kontroll. Mllefi shfaqet atëherë kur vini në kontakt me dikë tjetër, prandaj për juve është e lehtë t’i fajësoni të tjerët për fazat që kaloni ju dhe psikika juaj”, thotë Ani Kalaian, profesoreshë e psikologjisë në universitetin “Fordham” në Nju-Jork.