HIDROMORAVA

Simonoviq nuk largohet-vazhdon bashkëpunimi me Komitetin për Komunitete

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Autoritetet komunale në Gjilan kanë kërkuar nga Zyra për Komunitete dhe Kthim (ZKK) dhe Komiteti për Komunitete që të rivendosin bashkëpunimin institucional, ose ndryshe mund të rishikohet puna e këtyre dy njësive të vendimmarrjes dhe ekzekutivit, nëse kjo nuk ndodhë së shpejti.

Komiteti për Komunitete kishte shprehur kohëve të fundit pakënaqësi ndaj shefit të ZKK, Zoran Simonoviq, duke thënë se ai nuk po e përfillë këtë trupë komunale dhe nuk po i dërgon raport pune, ashtu siç e parasheh ligji, duke paralajmëruar edhe mundësinë për inicimin e procedurës për shkarkimin e tij.

Kemal Shahin, kryesues i Komitetit për Komunitete e ka mbyllur takimin, i bindur se shefi i ZKK e ka kuptuar tani se bashkëpunimi me këtë komitet është obligativ dhe se ai do të fillojë që të sjellë raport pune që nga takimi i ardhshëm.

Izmi Zeka, kryesues i Kuvendit Komunal ka thënë se problemi është i natyrës teknike dhe duhet të tejkalohet menjëherë, duke e bërë të qartë se ZKK nuk është e pavarur dhe se bashkëpunimi me Komitetin e linjës, është i obligueshëm.

ARKATANA

“Pres që prej sot e tutje, ZKK të bashkëpunojë me Komitetin për Komunitete, për të qenë në shërbim të të gjitha komuniteteve, ka thënë Zeka, ndryshe nuk e ka përjashtuar mundësinë që të rishikohet puna e tyre. “Punoni bashkë”, ka qenë mesazhi i tij për të dyja palët.

Ndërkaq, Millan Stojanoviq, nënkryetar i Komunës për Komunitete e ka mbrojtur shefin e kësaj zyre, Zoran Simonoviq, duke thënë se ai është ftuar edhe në Bruksel, si shembull i punës së mirë, ndërkaq ka paralajmëruar ndërrimin e dy përfaqësuesve serbë në Komitet, të cilët i ka vlerësuar me notë negative për sa i përket angazhimit të tyre në mbrojtjen e interesave të komunitetit serb.

Zoran Simonoviq, shef i ZKK ka thënë se bashkëpunimi me Komitetin ka ekzistuar edhe deri më tani, por ka ngelur pranë qëndrimit të tij të deritashëm që Komiteti të jetë konkret në kërkesat e tij, duke nënvizuar se punët e këtyre dy institucioneve janë të ndërlidhura, por edhe të ndara./rajonipress/