RCCOLA

Simbol i shëndetit, pjellorisë dhe jetëgjatësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shega është një nga llojet më të vjetra të pemëve. Tregimet për të mund t’i gjejmë në kultura dhe religjione të ndryshme. Kjo pemë ushqyese është e pasur me antioksidues dhe gjithmonë është vlerësuar si burim i shëndetit, pjellorisë dhe jetëgjatësisë.

UBT

Është shumë popullor lëngu, farat dhe vaji i shegës. Shumë studime kanë dëshmuar se bëhet fjalë për një pemë ndër më të shëndetshmet në botë, shkaku i ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe të eshtrave. VETITË SHËRUESE Shega është e pasur me vitamina B5, kalium, fenole natyrale si elagitaninë dhe flavonoide. Vetëm 100 miligramë shegë përmbajnë 16 për qind të sasisë së nevojshme ditore për vitamina C.

Përmban fitohemikate që ndikojnë në krijimin e serotoninës, hormon për diskonim më të mirë dhe estrogjen për kujdesin e masës së eshtrave. Ky zbulim është i hatashëm për parandalimin e osteoporozës. Hulumtimet tregojnë se materiet që i hasim në shegë, ndikojnë pozitivisht në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Ulin kolesterolin dhe shtypjen e lartë të gjakut, si dhe shkrijnë shtresat në enët e gjakut të shfaqura si pasojë e arterosklerozës. Me dobinë për zemër dhe enët e gjakut përbërësit e shegës ndalojnë rritjen e kancerit në gji, prostatë, zorrë të trashë, leukeminë dhe parandalojnë ndryshimet që nxitin rritjen dhe zhvillimet e tumoreve.