UBT

Silvia Plath: Arti i lindjes, vdekjes dhe rilindjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Silvia Plath ishte dhe do të mbetet një “luaneshë” e poezisë amerikane të shekullit XX, e cila, me kthetrat e saj, preku aspektet më pikante që kishin të bënin me femrёn në veçanti. Ajo ishte: “një nga ato heroinat e mëdha klasike”, siç do të shprehej Robert Lowell, në hyrjen e Ariel (1965).

Silvia Plath ishte autore e “një prej librave poetikë më tronditës, mallëngjyes dhe universal të publikuar në shekullin XX”, do të shkruante gazeta “Time”. Ajo ka dhënë një kontribut të madh në thyerjen e tabuve ne vitet 1960. Ajo solli një stil krejt të ri në të shkruar dhe në tematikë. Kjo do ta bënte atë të radhitej ndër autoret më të veçanta, duke marrë parasysh edhe tiparet rrëfimtare, që bëri që të tërhiqej më shumë vëmendja drejt jetës së saj.

Studiuesja Arjetë Luani ka tërhequr vetëm një aspekt të veçanësisë së saj që janë imazhet. Imazhet janë një nga armët e saj më të forta dhe që e dallon poezinë e saj: “Unë duartrokas përdorimin e fjalëve si mjete për të skalitur imazhe nga ajri i hollë dhe për t’iu dhënë atyre substancë”, ka thënë Silvia Plath.

Uji Dea

Ky libër ka të bëjë me gruan dhe me kalvarin e saj në një shoqëri maskiliste.
Skeda e librit:

Autore: Arjetë Luani
Titulli: Silvia Plath: arti i lindjes, vdekjes dhe rilindjes
Gjinia: Studim monografik
Redaktor: Naim Zoto
Botues: “Naimi”- Shtëpi botuese dhe studio letrare

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.