FITORJA

Si UBT po krijon një sistem edukimi unik në Kosovë, Hajrizi tregon modelin që sjell revolucion në arsim dhe punësim

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Sipas Hajrizit, ky model synon të krijojë një “qytet të dijes”, një mjedis ku çdo fazë e jetës dhe edukimit është e integruar: nga lindja, çerdhja, shkolla, universiteti, puna, banimi, shëndetësia e deri te mësimi gjatë gjithë jetës.

Në një intervistë në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka prezantuar një nga projektet më ambicioze dhe inovative në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë dhe më gjerë.

Ai ka treguar modelin “UBT Smart Self-Sustain System” – një koncept gjithëpërfshirës që e ndjek njeriun nga lindja deri në fund të jetës, duke i ofruar edukim, përvojë, teknologji dhe jetë komunitare në një kampus të vetëm.

Sipas Hajrizit, ky model synon të krijojë një “qytet të dijes”, një mjedis ku çdo fazë e jetës dhe edukimit është e integruar: nga lindja, çerdhja, shkolla, universiteti, puna, banimi, shëndetësia e deri te mësimi gjatë gjithë jetës.

Në këtë kampus, që përfshin rreth pesë hektarë sipërfaqe, studentët do të kenë mundësinë të mësojnë përmes praktikës dhe përvojës reale, duke bashkëjetuar dhe bashkëpunuar me njerëz të moshave dhe profesionistëve të ndryshëm.

“Kjo nuk është vetëm një qendër studimi, por një ekosistem i plotë jetësor që prodhon dije, punësim dhe inovacion. Në këtë qytet të mençur, përjetohen të gjitha dimensionet e jetës: teknologjia, shëndetësia, ushqimi, arkitektura, juridiku, bujqësia, dhe çdo fushë tjetër, janë të ndërthurura në mënyrë natyrale me edukimin”, tha Hajrizi.

Ai theksoi se UBT tashmë ka zhvilluar mbi 150 fusha të edukimit, 300 laboratorë dhe 80 kompani funksionale që janë pjesë e këtij sistemi, ku studentët angazhohen në mënyrë aktive që gjatë studimeve, duke mësuar dhe punuar në të njëjtën kohë.

Edmond Hajrizi, Rektor dhe themelues i UBT-së në “Përballje”, foto: Korab Basha
Një nga aspektet më të veçanta të këtij modeli është përfshirja e teknologjive më të avancuara si 5G, inteligjenca artificiale, realiteti virtual, teknologjia laserike, robotika, teknologjia cloud dhe shumë të tjera.

Fundamenti

Po ashtu, çdo fakultet brenda UBT-së ka kompaninë e vet funksionale, ku studentët aplikojnë njohuritë në mënyrë praktike.

Për shembull, në fushën e mediave, UBT ka radion, televizionin dhe portalin e vet; në mjekësi ka spital dhe poliklinikë; në teknologji ka kompani softuerike dhe rrjete 5G.

Rektori Hajrizi tha se ky model është prezantuar tashmë në mbi 100 shtete të botës, përfshirë edhe universitete të njohura.

Edmond Hajrizi, Rektor dhe themelues i UBT-së në “Përballje” me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu, foto: Korab Basha
“Kudo ku e kemi prezantuar, ky model është pritur me entuziazëm, sepse ofron një zgjidhje reale për sfidat moderne të edukimit dhe tregut të punës”, theksoi ai.

Sipas tij, ky sistem gjeneron mijëra vende të reja pune çdo vit dhe garanton punësimin e pothuajse të gjithë të diplomuarve, falë aftësimit të tyre gjithëpërfshirës dhe përgatitjes reale për tregun e punës.

“Ky nuk është një model që ekziston diku tjetër në Ballkan. Ne po e ndërtojmë këtu, në Kosovë, një sistem që mund të shërbejë si referencë globale për edukimin e së ardhmes”, deklaroi Hajrizi i cili e cilësoi këtë si një nga projektet më transformuese në rajon.

Hajrizi ka folur në këtë intervistë dhe për arsimin në përgjithësi në Kosovë, inteligjencën artificiale si dhe temat që na presin në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.