KV

S`i u korruptua Xhavit Hajdari, sipas aktakuzës

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në aktakuzën e ngritur nga prokurori komunal Esat Ademi thuhet se Xhavit Hajdari ka kërkuar përfitim material në shumën prej 2000 eurove nga pronarja e kompanisë “Toni”.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Publike Komunale e Gjilanit në rastin e Xhavit Hajdarit ish drejtor i spitalit të Gjilanit të cilën e ka siguruar rajonipress sqaron në detaje se si ra në grackë Hajdari, i joshur pas parave.

Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori Esat Ademi thuhet se më 19 korrik 2012 në restorant “Bujana”, Xhavit Hajdari në cilësinë e drejtorit ekzekutiv ka kërkuar përfitim material për vete,respektivisht nga e dëmtuara Sevdije Demolli,pronare e kompanisë “Toni” ka kërkuar shumën prej 2000 eurove në mënyrë që mos t`ia ndërpresë të dëmtuarës kontratën e themeluar për pastrimin e objekteve në spitalin e Gjilanit.

Fillimisht i pandehuri thuhet në aktakuzë në mënyrë të kundërligjshme e me qëllim përfitimi të dobisë pasurore kërkon nga e dëmtuara shumën prej 500 eurove në muaj në mënyrë që kompania e të dëmtuarës të mund të vazhdonte ofrimin e shërbimeve për spitalin e Gjilanit,në të cilën kërkesë e dëmtuara nuk pranon nën pretekstin se është e papërballueshme për të dhe më pas i pandehuri zbret shumën e kërkuar në vlerë të 200 eurove në muaj.

Fundamenti

Pasi merren vesh i pandehuri dhe e dëmtuara me vajzën e saj takohen tek restoranti “Bujana” ku e dëmtuara nxjerrë shumën prej 2000 eurove,dhe ia dorëzon në dorë të pandehurit i cili i merr paratë dhe i fut në xhepin e majtë të këmishës dhe arrestohet nga policia në flagrancë.

E dëmtuara Sevdije Demolli ka specifikuar në polici dhe prokurori se Xhavit Hajdari i ka kërkuar para për tenderin e fituar në vitin 2011 dhe atë 1000 euro dhe 1000 euro tjera për tenderin e fituar në vitin 2012.

Kurse dëshmitarja Valentina Demolli ka thënë se me Xhavit Hajdarin ka pasur disa takime jo të këndshme. Madje kjo dëshmitare e ka akuzuar Hajdarin edhe për ngacmime, meqë i njëjti i kishte mbyllur derën dhe kishte tentuar ta prekte në pjesët e ndryshme të trupit.

Ndërsa Xhavit Hajdari ka thënë në polici dhe prokurori se ato të holla Sevdie Demolli ia ka pasur borxh atij për shkak se ajo nuk ka mundur t`i paguaj punëtorët thuhet në aktakuzë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.