Uji Dea

Si u kapën grabitësit në Kamenicë, çka deklaroi ankuesi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në shtëpinë e vëllait të tij, kishte hasur në dy persona të pa njohur ku njëri nga personat i ka drejtuar revolen duke tërhequr këmbëzën dy herë, por arma nuk kishte shkrep. Të dyshuarit kanë vjedhë një arkë dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Njësia policore ka arrti të identifikojnë dhe të arrestoj një të dyshuar mashkull kosovar nga i cili kanë konfiskuar një pistoletë lodër, që dyshohet që është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Më datë 05.02.2022 në ora 23:00, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe përshkrimit të personit të dyshimtë nga viktima, janë identifikuar fillimisht gjurmë të këpucëve të cilat na kanë drejtuar nga vendi i ngjarjes deri tek shtëpia e të dyshuarit në fjalë, i cili me të hapur derën e shtëpisë së tij pas ftesës së policisë në korridorin e shtëpisë së tij është vërejtur një revole mbi tavolinë e cila ishte e plastikës( lodër) me tipare të armëve të vërteta siç ishte përshkruar nga viktima ku dyshohet se i dyshuari e kishte përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, i dyshuari pas intervistës në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit iu ka caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Uji Dea

Më datën, kohën dhe vendin e lartshënuar ankuesi i lartshënuar ka raportuar se ka dëgjuar zhurmë në shtëpinë e vëllait të tij Nexhmedin Hoti(tashmë i ndjerë), shtëpi për të cilën ka qenë duke e mbikëqyrur sepse familjarët janë jashtë shtetit dhe me të dalë për të shikuar në lidhje me zhurmën në katin e tretë e cila ka hyrje nga jashtë dhe me t’u afruar në derën e hyrjes është ballafaquar me dy persona të cilët kanë depërtuar në shtëpi përmes derës së hyrjes, depërtim me forcë dhe në momentin kur është vërejtur nga të dyshuarit ankuesi, të dyshuarit i kanë bërtitur policia duke i thënë se “ka ndodhë një vjedhje dhe jemi duke u marrë me të” dhe sipas ankuesit njëri nga të dyshuarit që e përshkruan si trupshkurtër, kokë të rruar, veshje të hollë, i ka drejtuar armën e zjarrit revole, i ka tërheq këmbëzën armës dy herë radhazi por se arma nuk ka shkrepur dhe ashtu kanë vazhduar deri në fund të shkallëve të shtëpisë ku ankuesi ka vërejtur se personi i dytë në duar ka pasur një sefë dhe ankuesi nga frika është tërhequr në drejtim të oborrit të tij kurse dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Ankuesi për momentin nuk mund të japë përshkrim në lidhje me veshjen e personave të dyshuar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori Shaban Spahiu i krimeve të rënda i cili urdhëron që rasti të iniciohet si “vjedhje grabitqare” dhe rasti i dedikohet njësisë të hetimeve për procedura të mëtutjeshme./rajonipress/