ARKATANA

Si u arrestua grupi i hajnave prej 11 vetave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Gjilanit pas një pune të mirë operative ka arritur t`i prangos 11 persona (hajna) të dyshuar se kanë plaçkitur nëpër shtëpitë e gjilanasve;. Grupi dyshohet se ka vjedhur një automatik, pesë pistoleta, kamera, video, të holla, bizhuteri, telefona celular, mjete të ftohta e gjësende të tjera tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Policia e Gjilanit të martën vonë pasdite ka bastisur 13 lokacione të dyshuara ku ka arritur të prangos 13 veta që të gjithë të dyshuar për vjedhje të renda, raporton rajonipress.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan tha për rajonipress se policia ka arritur të godas një zinxhir të vjedhjeve të rënda. Sipas tij policia ka bastisur në 13 lokacione të dyshuara, ku edhe ka arritur të prangos 13 veta.

Hashani tha se në këto bastisje janë gjetur një automatik, pesë pistoleta, bizhuteri të ndryshme, para, kamera, llaptop, fotoaparat të shtrenjtë, mjete të ftohta, shufra metalike dhe 215 gram narkotikë.

FITORJA

Hashani ta se shumica e të dyshuarve janë të njohur për policinë pasiqë janë recidivista. Nëntë të dyshuarit e parë pritet të dalin sot para gjykatësit hetues derisa 2 prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, derisa dy janë në kërkim e sipër.

Ky grup në bashkëveprim ka kryer vjedhje tek më së paku 3 mjek gjilanas ku vlera e dëmit arrin në mbi 13 mijë euro.

Gjësendet e gjetura tek shtëpitë e tyre do tu kthehen pronarëve dhe ato do të jenë të ekspozuara në lokalet tona tha Hashnai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.