Si t’i çlodhim sytë pas qëndrimit të gjatë para kompjuterit

Puna e gjatë para kompjuterit është dhe shkaku kryesor i lodhjes së syve. Siptomat kryesore të lodhjes janë skuqje, djegie dhe tharje të syve, por këto simptoma mund të zbuten dhe të parandalohen. Preferohet që gjatë punës me kompjuter, çdo 30 minuta të ngriteni dhe të shikoni në largësi.
Këshillat e duhura për të çlodhur sytë, pas një pune të gjatë.
Rrotullimi lart-majtas-djathtas, disa herë, e më pas në drejtimin e kundërt, bëni kujdes që të mos e lëvizni kokën por vetëm sytë.
Shikimi rrotulloni sytë duke shikuar së pari këndin e skajshëm të majtë lart, e më pas këndin e skajshëm poshtë, e më pas atë poshtë djathtas dhe, në fund, majtas. Këtë ushtrim përsëriteni disa herë, e më pas në drejtim të kundërt, sërish me kokë të palëvizur.
Rrahja e qerpikëve gjatë punës me kompjuter, njerëzit rrahin qerpikët tri herë më rrallë sesa rëndom. Me rrahjen e qerpikëve vjen deri te sekretimi më i madh i lotëve, të cilët pengojnë tharjen e syve.
Ndriçimi në mënyrë që sytë të mos na lodhen shpejt gjatë punës me kompjuter, duhet ta kemi një ndriçim adekuat.
Nuk duhet të përdorni llamba të neonit, e as dritë të tepërt, meqë më pas ajo reflektohet në ekran. E, sa i përket ekranit, ka filtra të veçantë, të cilët mund t’i përdorni për mbrojtjen e syve.
Kujdesuni sa më shumë në mënyrë që të keni sy të palodhur dhe pas një qëndrimi të gjatë para kompjuterit.