FIDANISHTJA

Fasulja, ushqimi dimëror me veti të shumta ushqyese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dimri po vjen dhe bashkë me të edhe një nga ushqimet më të pëlqyera të shqiptarëve, fasulet. Përtej pëlqimit për këtë ushqim, fasulet kanë vlera ushqyese të cilat nuk duhen humbur.

Fasulja ka vlerë të madhe të energjisë dhe përmban pothuajse të gjitha aminoacidet esenciale. Përveç kësaj, përmban lecitinë, kalium, kalcium, hekur, fosfor, magnez, zink dhe natrium.

Është burim i shkëlqyer i proteinave dhe ndryshe nga burimet e tjera, fasulja ka më pak yndyrë dhe nuk i përfshin yndyrat e ngopura e as kolesterol.

Është burim i shkëlqyer i acidit folik, vitaminës B6, K, riboflavin dhe B3. Një racion fasule siguron 20% të fibrave të nevojshme në bazë ditore.

GRANDEMALL

Fitokemikalet që gjenden në fasule mbrojnë qelizat nga kanceri dhe zvogëlojnë rritjen e tumorëve.

Hulumtuesit pohojnë se duhet konsumuar së paku dy herë në javë që mos të keni zhvillim të kancerit të gjirit, sëmundje të zemrës, diabet tip2, presion të lartë të gjakut dhe kancer i zorrës së trashë.

Konsumimi i i fasuleve në mënyrë të rregullt ndihmon në përmirësimin e shëndetit në forma të ndryshme. Ndër të tjera ato ndihmojnë në balancimin e peshës nëpërmjet kombinimit perfekt të proteinave dhe fibrave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.