Si të qëndrojmë në formë me fruta pylli
Frutat e pyllit, ose frutat e kuqe, janë me te vërtet “thesare të vogla” për ti pasur në tavolinë në mënyra të ndryshme, në fund të një pjate, si zemër, si marmelata apo përzierje, apo edhe si lëngje etj. Ato mund të konsumohen në të gjithë vitin.
Në një dietë të shëndetshme nuk mund të mungojnë asnjë nga elementet natyral, që me principet e tyre ndihmojnë jo vetëm për të qenë në formë por edhe për të qenë të shëndetshëm, por që të konsumohen në mënyrë korrekte dhe të vazhdueshme.
Frutat e pyllit, ose frutat e kuqe, janë me të vërtet “thesare të vogla” për ti pasur në tavolinë në mënyra të ndryshme, në fund të një pjate, si zemër, si marmelata apo kompot, apo edhe si lëngje etj. Mund të konsumohen në të gjithë vitin. Manaferrat, stafidhet, boronicat, rrushi i zi, luleshtrydhe janë nder frutat e kuqe më të dashura, shpesh edhe fëmijët i pëlqejnë.
Të mirat dhe vlerat
Mes vlerave më të njohura të frutave të kuqe janë me siguri ato që i bëjnë mirë shikimit, na mbajnë të re zemrën në nivel muskulor, favorizojnë elasticitetin e enëve te gjakut. Ngjyra e kuqe vjen nga familja e polifenoleve. Këto ngadalësojnë plakjen qelizore dhe favorizojnë prodhimin e kolagjenit. Fal kësaj substance gjaku qarkullon më mirë si pasojë edhe indet. Mes vitaminave me të cilat janë të pasura frutat e kuqe është vitamina C, e mbajtur e pandryshuar edhe kur është ftohte. Duke qëndruar tek boronicat, duhet ti kuptoni edhe si integrues ne një diete.
Studime te reja
Nga një studim i ri nga Oregon State University, një koktej me rrush të zi dhe boronica është në gjendje të mbroje kundër baktereve, sidomos në dimër. Nëse këtyre i shtohet dhe vitamina D, e prodhuar si pasojë e ekspozimit në diell apo e asimiluar nga burime natyre ushqimore, efekti është më i fortë.
Si të qëndrojmë në formë? Me fruta pylli! Kështu që lërini hapësirë të gjerë këtyre frutave të vogla, që mbi të gjitha nëse janë të freskëta kontribuojnë për të qenë në formë fizike.


