Si të merrni frymë kur vraponi

A pyeteni ndonjëherë pse disa ditë ndiheni sikur mund të vraponi e vraponi, ndërsa në ditët të tjera keni zero qëndrueshmëri?
Sigurisht që sasia e gjumit që keni bërë një natë më herët, niveli i stresit dhe ushqimi luajnë rol në atë se si performoni gjatë vrapimeve tuaja, por mënyra se si e rregulloni frymëmarrjen gjatë seancave të vrapimit po ashtu prek nivelet tuaja të energjisë. Ja këshillat se si t’i fuqizoni muskujt me oksigjen të freskët në çdo hap.
Mësoni të merrni frymë thellë: Mushkëritë tuaja janë vetëm pak më të vogla se sa kafazi juaji i kraharorit, por shumica e njerëzve përpiqen të përdorin vetëm një të tretën e sipërme të këtij organi të fuqishëm. Kur merrni frymëmarrje të thellë, jeni duke zgjeruar mushkëritë, duke e shtypur diafragmën dhe shkaktuar abdomenin tuaj të zgjerohet derisa mushkëritë tuaja mbushen me ajër. Të mësuarit të merrni frymë në këtë mënyrë derisa vraponi ju ndihmon të merrni më shumë oksigjen, të parandaloni marramendjen dhe të përzierat. Me pak trening dhe zgjatje mund të merrni frymë me të gjithë potencialin dhe të rrisni qëndrueshmërinë tuaj. Joga dhe pilates po ashtu mund t’ju ndihmojnë të merrni frymë nga diafragma juaj.
Përshtateni frymëmarrjen me hapat tuaj: Për një vrapim me ritëm të lehtë, merrni frymë thellë për tre apo katër hapa, dhe pastaj nxirreni frymën jashtë për të njëjtën sasi hapash. Numëroni hapat në kokë derisa ia përshtatni frymëmarrjen ritmit. Nëse jeni duke vrapuar më intensivisht, ritmi juaji frymëmarrjes do të rritet për të mbështetur prodhimin tuaj të rritur të energjisë dhe do të bëhet më i shpejtë – një marrje fryme për një deri në dy hapa dhe nxjerrja e ajrit për një deri në dy hapa. Nëse nuk mund t’i përshtatni hapat me ritmin tuaj të frymëmarrjes, atëherë jeni duke u përpjekur të vraponi shumë shpejt; ngadalësoni dhe kthehuni në ritmin tuaj.
Merrni frymë ndryshe në temperaturat më të ftohta: është e rëndësishme që të merrni frymë përmes hundës derisa vraponi në mot më të ftohët sepse ajri i ftohtë dhe frymëmarrja përmes gojës rrisin thatësinë derisa ulet temperatura e ajrit. Pasi që mushkëritë nuk pëlqejnë ajrin e thatë, ju mund të përjetoni simptoma të ngjashme si astma, frymëmarrja me vështirësi dhe kollitje derisa thithni ajër të ftohtë përmes gojës. Marrja e frymës përmes hundës jo vetëm që filtron papastërtitë e ajrit, por po ashtu e ngroh ajrin e ftohtë duke ia përshtatur temperaturës së trupit dhe kështu krijon shok më të vogël për mushkëritë dhe zvogëlohen simptomat e ngjashme me astmën.
Mësoni të merrni frymë përmes hundës: Nëse frymëmarrja përmes hundës është e vështirë për ju, filloni tani të eksperimentoni me teknikën para se temperatura të bjerë në mënyrë drastike. Frymëmarrja përmes hundës ju ndihmon të merrni frymë në mënyrë më të thellë dhe efikase, çka do ta ndihmojë vrapimin tuaj pavarësisht temperaturës. Nëse planifikoni të vraponi në temperatura të ftohta dhe duheni të përvetësoni frymëmarrjen me hundë, mund të përpiqeni të vishni një shami mbi hundën dhe gojën tuaj (ose fanellë që mund ta tërhiqni deri sipër hundës) për të ndihmuar të “zini rob” lagështinë e frymëmarrjes dhe të rrisni lagështinë në ajër para se të prekë mushkëritë tuaja.