Eko Higjiena

Si të mbrohemi nga gripi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pasi që jemi në stinën e gripit dhe të ftohurit, mjekët këshillojnë se është koha që njerëzit të tregohen më të kujdesshëm sidomos gjatë vjeshtës që mos të sëmuren.

Andaj ata japin disa këshilla të thjeshta për të gjithë ata që nuk dëshirojnë që të sëmuren gjatë kësaj periudhe.

Revista britanike, “Reader’s Digest” jep disa këshilla që tregojnë se si mos të kaloni ditën duke fshirë hundët dhe duke teshtirë.

1. Përshëndetuni në distancë.

Sipas mjekëve të higjienës angleze, duart janë njëri prej elementeve kryesorë që bëjnë përhapjen e infeksioneve. Ata këshillojnë një metodë franceze për përshëndetje nga larg, në vend që të shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin apo të përqafohemi afër më të afërmit tonë.

2. Vloni sfungjerët në mikrovalë.

Sfungjerët që përdoren në kuzhinë vendosni çdo ditë në mikrovalë me nga dy minuta. Ky proces mundëson zhdukjen në masën 99 për qind të mikroorganizmave. Pra këtë mund ta bëni në një vlim të ujit në masën 100 gradë celsius gjë që djeg këto mikroorganizma.

3. Ecni sa më shumë në natyrë me miqtë dhe shokët/et.

Mobi Casa

Sipas këtij studimi nëse ecim rregullisht apo bëjmë aktivitet fizik, mundësia për t’ju rënë gripi është shumë e vogël. Sipas një studimi kjo vlen sidomos për gratë të cilat ja vlejnë që të ecin së paku disa kilometra në ditë që t’i shmangen gripit.

4. Dezinfektoni rregullisht objektet në shtëpi.

Ndonjëherë nuk është mirë që t’i dezinfektojmë vetëm enët nga të cilat hamë. Infektologët këshillojnë që këtë ta bëni edhe në bravat e dyerve, telekomandën, derën e frigoriferit, rubinetet, etj që janë të përshtatshme për zhvillimin e mikrobeve. Krahas kësaj duhet që të pastrojmë edhe telefonat, tastierat e kompjuterit, çelësat, ku të gjitha janë vende ku ka çerdhe të mikrobeve.

5. Ushqyerje e ekuilibruar, ushtrime dhe gjumë.

Të ushqyerit më shumë fruta dhe zarzavate, ushtrime të rregullta dhe minimumi 7 orë gjumë e forcojnë trupin tuaj të jetë rezistivë ndaj gripit.

6. Luftojeni gripin me hudhër

Hudhra është njëra prej atyre që më së shumti e lufton gripin. Studimi i “East Susexx”, në qendrën e hudhrave në Anglinë jugore, në të cilën morën pjesë 146 persona, gjysmës së tyre i janë dhënë vetëm hudhra kurse gjysmës tjetër vetëm ilaçe. Gjatë 99 ditëve të stinës së dimrit personat që kishin marrë hudhër janë sëmurë 24 herë kurse personat që kishin marrë ilaçe, 65 herë. Përveç kësaj tek personat që kishin marrë hudhër, gripi kishte zgjatur më pak ashtu si edhe të ftohurit.