Eko Higjiena

Si të eliminoni dëshirën e madhe për sheqer njëherë e përgjithmonë?

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nutricistja nga Australia, Jessica Sepel ka zbuluar alternativat e shëndetshme për të eliminuar dëshirën e madhe për sheqer me vetëm disa hapa.

Përderisa ora 3 pasdite afron, shumë njerëz e gjejnë veten pa vetëdije duke u përcaktuar për të gjitha llojet e ëmbëlsirave me sheqer, përkundër se e dinë se janë të dëmshme për ta. Por, çfarë nëse mund ta ndaloni këtë dëshirë para se ta aplikoni? Këtu, nutricistja nga Australia Jessica Sepel ka zbuluar alternativat e shëndetshme për të eliminuar dëshirën e madhe për sheqer me vetëm disa hapa.

PINI UJË GJATË GJITHË DITËS

Ekspertja sugjeron të pini ujë gjatë gjithë ditës – duke ia shtuar një apo dy lugë uthull molle në shishe, sepse ndihmon në reduktimin e kësaj dëshire. ‘Uthulla e mollës përmban acide që është dëshmuar se e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak’, thotë ajo. Jessica ka thënë se konsumimi i tri shujtave të plota gjatë ditës ju bën që gjatë pasdites më pak ta përjetoni këtë valë dëshire për sheqer. Nutricistja ka këshilluar njerëzit që të shmangin pemët gjatë pasdites. ‘Në përvojën time në klinikë, kam parë se konsumimi i frutave gjatë pasdites nxit dëshiron për sheqer më vonë gjatë ditës’, ka thënë ajo. ‘Kur klientët e mihanë fruta në mëngjes dhe në stomak të thatë, kanë raportuar se kjo dëshirë u është reduktuar’. Nëse e keni shprehi që gjatë pasdites të hani diçka me sheqer, Jessica thotë se shkoni në kuzhinë për të përgatitur alternativë të shëndetshme paraprakisht. Për t’u kënaqur me një zamër të pasdites pa sheqer, Jessica ka thënë se gjithmonë opsionet e shëndetshme i ka në dorë, përfshirë jogurtin grek me arra dhe kanellë, perime . Jessica ka sugjeruar shtrydhjen e lëngut të limonit sipër shujtave tuaja, sepse acidet e tij është dëshmuar se parandalojnë kërcimin e nivelit të sheqerit në gjak. ‘Më pëlqen ta shtrydh limonin e freskët sipër sallatës time, perimeve të pjekura dhe darkës me një artikull’, ka thënë ajo. Ajo ka thënë se magnezi ka bërë mrekullinë për dëshirën për sheqer. Ajo zakonisht merr 500 mg para gjumit.

Mobi Casa

FIBRAT JU NGOPIN

Jessica po ashtu përkujdeset që të përfshijëproteina dhe yndyra të mira në shujtat e saj. ‘Këto makronutriente nivelin e sheqerit në gjak e mbajnë stabil, që redukton dëshirën e zjarrtë për sheqer’, ka thënë ajo. ‘Për proteina, kënaquni me mish të kuq me cilësi të lartë, mish pule apo peshku. Për yndyra të shëndetshme, hani avokado, salmon, vaj kokosi, vaj ulliri, arra dhe fara’. Fibrat jo vetëm se janë të mira për tretje, Jessica ka thënë se shtimi i tyre në shujta ndihmon të jeni më të ngopur për më gjatë kështu që nuk konsumoni sheqer. ‘Kënaquni me perime me gjethe të gjelbër, drithëra (kuinoa, oriz të vrugtë) dhe perime me nivel të ultë glikemik si kungulli dhe patate të ëmbla’, sugjeron ajo. Përkundër alternativave të shëndetshme me ushqime, Jessica ka thënë se diçka që duhet përqendruar është stresi, duke dalë për shëtitje, duke lexuar apo duke u dremitur pak. ‘Shpesh, dëshira për sheqer vjen si pasojë e stresit dhe nevojave emocionale’, ka thënë ajo.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.