Uji Dea

Si të agjërosh Ramazanin nga agimi deri në muzg

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Si të agjërosh Ramazanin nga agimi deri në muzg kur nuk ka as agim, e as muzg? Në Rovaniemi, një qytet në veri të Finlandës që shtrihet në qarkun e Arktikut 66 shkallë në veri, Dielli lindë rreth orës 3.20 të mëngjesit dhe perëndon diku rreth orës 23.20.

Kjo do të thotë se nga myslimanët, të cilët agjërojnë Ramazanin, mund të kërkohet që të qëndrojnë pa ushqim dhe pije për 20 orë. Pas disa viteve, Ramazani do të fillojë madje edhe më afër solstikut veror në fund të qershorit, periudhë kjo gjatë së cilës dielli nuk perëndon fare.

Si të agjërosh Ramazanin nga agimi deri në muzg, kur nuk ka as agim, e as muzg?

Është kjo një dilemë me të cilën po përballet numri i vogël i myslimanëve, por i cili vazhdimisht po shënon rritje, që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në këndin më verior të Evropës, ku Dielli mezi duket në horizont në këtë periudhë të vitit.

Në Rovaniemi, një qytet në veri të Finlandës që shtrihet në qarkun e Arktikut 66 shkallë në veri, Dielli lindë rreth orës 3.20 të mëngjesit dhe perëndon diku rreth orës 23.20. Kjo do të thotë se nga myslimanët, të cilët agjërojnë Ramazanin, mund të kërkohet që të qëndrojnë pa ushqim dhe pije për 20 orë.

Pas disa viteve, Ramazani do të fillojë madje edhe më afër solstikut veror në fund të qershorit, periudhë kjo gjatë së cilës dielli nuk perëndon fare.

“Duhet ta shfrytëzojmë arsyen”, thotë Mahmoud Said 27 vjeçar, i cili erdhi para tri viteve në Finlandë nga Kenia.

Për Saidin, kjo do të thotë që të përdoret periudha e agjërimit të shtetit më të afërt mysliman, e që është Turqia.

“Kjo do të thotë të agjërosh 14 apo 15 orë, e që është në rregull, nuk është keq”, thotë Said, i cili punon për një organizatë joqeveritare, e cila ndihmon imigrantët që të vendosën në rajon. Ai vlerëson se ka pak më shumë se 100 myslimanë në Rovaniemi, kryesisht të ardhur nga Iraku, Somalia dhe Afganistani.

Nuk ka qëndrim unik për atë se si duhet të përballur me këtë çështje, e cila po bëhet edhe më e ngutshme, duke pasur parasysh se gjithnjë e më shumë imigrantë myslimanë po vendosen në rajonet me popullatë të rrallë në afërsi të Arktikut.

Në Alaskë, Qendra e Komunitetit Mysliman në Anchorage, pas këshillimit me studiuesit, ka këshilluar myslimanët që të ndjekin orarin e agjërimit në Mekë, qytetit të shenjtë mysliman.

Sidoqoftë, Këshilli Evropian për Fatvë dhe Hulumtime, me seli në Dublin, ka theksuar se myslimanët duhet të ndjekin orarin lokal të lindjes dhe perëndimit të Diellit, madje edhe lartë në veri.

Fundamenti

“Debati se si të bëhet kjo në veri po zhvillohet që disa vjet”, thotë Omar Mustafa, kryesues i Asociacionit Islamik në Suedi. “Ne agjërojmë në bazë të Diellit. Sa më gjatë që të jetë e mundur, nga muzgu deri në agim. Kjo vlen për 90 për qind të myslimanëve në Suedi”, thotë ai.

Disa myslimanë, të cilët jetojnë lartë në veri, ku ka 24 orë ditë, duhet të ndjekin orët e ditës të qytetit më të afërt në Suedi, ku mund ta bësh dallimin mes muzgut dhe agimit, thotë Mustafa, duke nënvizuar se është e lejuar që për arsye shëndetësore të ndërpritet agjërimi.

Kaltouma Abakar dhe familje e saj e gjerë kanë arritur në Finlandë para katër viteve, nga rajoni i Darfurit në Sudan. Ajo preferon që të agjërojë Ramazanin sipas lindjes dhe perëndimit lokal të Diellit në Lapland, para se të bëjë iftar në banesën e saj në Rovaniemi.

Kaltouma shpjegon se ajo zgjohet herët në mëngjes dhe punon deri pasdite, e më pas fillon të përgatitë ushqimin e iftarit për familjen diku rreth orës 17:00.

“Koha e agjërimit të Ramazanit është mjaft e gjatë dhe iftarin mund ta hash diku rreth orës 23:30. Koha kur është paraparë të hash syfyrin është rreth orës 2 të mëngjesit”, thotë kjo 31 vjeçare.

Në kuzhinë, dy vajzat e Kaltoumas, 6 dhe 11 vjeç, i ndihmojnë asaj gjatë përgatitjes së ushqimit. Pjekin pulë dhe pasta të mbushura me tunë. Disa orë më vonë, familja ha me gishta, sipas stilit tradicional sudanez.

Përveç perëndimit të vonë të diellit, Kaltouma thotë se edhe mungesa e “ushqimit mysliman” në Rovaniemi mund të paraqet një sfidë. Ajo nganjëherë duhet të pret nga disa ditë për mish hallal dhe gjëra tjera tradicionale, të cilat vijnë nga qytetet më të mëdha, si Oulu, apo Helsinki në jug.

Edhe pse në këtë periudhë të vitit në Rovaniemi ka natë, megjithatë nuk ka errësirë të vërtetë. Në vend të kësaj, ka një ngrysje ngjyrë hiri, me rreze të herëpashershme të diellit, që shtrihen përtej horizontit verior, duke i dhënë qytetit një kualitet mistik, madje edhe në orët e supozuara të natës së thellë.

Data e Ramazanit ndryshon në bazë të kalendarit lunar, duke lëvizur për çdo vit nga 11 ditë prapa. Kjo do të thotë se në vitin 2015, nuk do të ketë fare perëndim të diellit, kur Ramazani bie më afër mesit të verës.

Megjithatë, Kaltouma thonë se të gjithë do të kenë 10 minuta në dispozicion për të ngrënë iftar.

Ajo thotë se ekziston një aspekt pozitiv i agjërimit të gjatë në Arktik gjatë Ramazanit: temperaturat e ulëta.

“Për dallim nga Afrika, këtu në Finlandë nuk ke etje. Pa marrë parasysh se sa gjatë agjëron, nuk ke etje të ngutshme për ujë”, nënvizon ajo. (AP)