Si ta përdorni xhenxhefilin për ta luftuar yndyrën abdominale

Për të përdorur përbërësit termogjenikë të xhenxhefilit, për të shkrirë më shumë yndyrë, mund ta kombinoni me përbërës të tjerë që ndihmojnë për të hequr qafe helmet dhe për të promovuar humbjen në peshë.
ÇAJI ME XHENXHEFIL DHE LIMON
Vitamina C dhe antioksiduesit në lëngun e limonit shtyjnë efektet e xhenxhefilit për të pastruar mëlçinë dhe për të nxitur tretje më të mirë të yndyrave. Ky çaj promovon detoksimin dhe eliminimin e lëngjeve shtresë nga trupi, që përkrah ushqimin që lufton yndyrën në abdomen Përbërësit: • Lëngu nga gjysmë limoni; • 1 pjesë rrënjë xhenxhefili; • 1 gotë ujë (250 ml); • Mjaltë. Si ta përgatisni: • Ngrohni ujin në një enë, e para se të vlojë shtoni pjesën e xhenxhefilit. • E lini të qëndrojë në temperaturë të ulët për disa minuta para se ta hiqni nga pllaka dhe shtoni lëngun e limonit. • E përzieni mirë dhe shtoni pak mjaltë, për ta ëmbëltuar. • Pini një gotë çaj para secilës shujtë, transmeton gazeta Kosova Sot.
LËNGU ME GREJPFRUT DHE XHENXHEFIL
Grejpfruti përmban pak kalori, për të cilin është dëshmuar se ka efekte të shkëlqyeshme në reduktimin e peshës trupore. Ka shije të shijshme dhe kombinohet mirë me erëza, në këtë rast me xhenxhefilin, për t’i bashkuar në një lëng neutral. Përbërësit: • 4 grejpefrut; • 1 lugë xhenxhefil të grirë (3 g); • Lëngun e 1/4 të limonit. Përgatitja: • Shtrydhni lëngun nga grejppfrutët dhe i përzieni me një lugë xhenxhefili të grirë dhe lëng limoni; • E pini lëngun në stomak të thatë në mëngjes, me shpejtësi.
ÇAJI I GJELBËR ME XHENXHEFIL
Çaji i gjelbër është i falshëm falë shumë antioksiduesve që i përmban dhe mundësi të hatashme për të promovuar humbjen në peshë. Konsumimi i çaji të gjelbër parandalon grumbullimin e yndyrave, kontrollon nivelin e kolesterolit dhe përmirëson tretjen. Përbërësit:
1 lugë çaj të gjelbër (10 g);
• 1 rriskë xhenxhefil të freskët;
• 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja:
• E vloni ujin, shtoni xhenxhefilin dhe e lini të vlojë për disa minuta.
• E hiqni nga pllaka dhe shtoni çajin e gjelbër.
• E lini të qëndrojë për 10 minuta dhe e konsumoni.
• Pini dy gota në ditë.
SA SHPESH DUHET T’I KONSUMONI?
Për t’i thithur vetitë shëruese të këtyre ilaçeve natyrale detoksuese, ju rekomandojmë t’i konsumoni për një muaj rresht. Pastaj, provoni t’i pini për 15 ditë dhe më pas pushoni 15 ditë.
(Kosova Sot)