Si ta përdorni panxharin në luftën kundër kancerit të gjirit

Panxhari, sidomos lëngu i saj, u sugjerohet të sëmurëve nga leukemia dhe kanceri. Pigmenti që ia jep ngjyrën quhet betacianinë dhe është përbërës i fortë kundër kancerit. Edhe pse është shumë efektive në luftën kundër kancerit në zorrë të trashë, i shkëlqyeshëm është treguar edhe kundër kancerit të gjirit dhe llojeve tjera të kancerit.
TERAPIA
Shumë pacientë e kanë provuar terapinë me panxhar, ushqim të papërpunuar dhe lëngje. Baza e terapisë është të konsumoni rreth 900 g panxhar të papërpunuar, të bluar apo të shtypur. Mund tapini edhe në formë të lëngut, të përzier me lëng karote, trangullit apo mollës.
Po ashtu, sugjerohet që panxharin ta hani në kombinim me perime tjera apo pemë (nëse e përzieni në beldner dhe bëni lëng), sepse panxhari është shumë i fortë dhe nevojitet të tretet. Në një studim kishin marrë pjesë 23 pacientë me kancer të përparuar (pa mundësi përparimi).
Atyre për çdo ditë ju ishte dhënë 230 ml lëng panxhari për 3 deri 4 muaj. Madje 21 pacientë kishin treguar shenja të përmirësimit. Edhe njerëzit e shëndetshëm që e konsumojnë lëngun e panxharit, kanë sistem më të fortë imun. Më së miri ta pini në lukth të thatë
(Kosova Sot)