Si po dëmtohen rrugët e Vitisë dhe pse po vonohet riparimi i tyre?

Viti – Pas ngritjes së shqetësimit të banorëve të disa fshatrave të Komunës së Vitisë, rreth disa projekteve që janë duke u bërë, e sidomos asfaltimi jo cilësor i rrugëve nëpër fshatra. EVSB, ishte në disa lokacione për të parë punimet e disa rrugëve të asfaltuara në këto vite të fundit në Komunën e Vitisë.
Fotot e bëra paraqesin një pamje shqetësuese dhe shumë domethënëse për të gjithë shikuesit. Asfaltimi i bërë para dy viteve në disa fshatra, kishte rrugë që “plaga” e tyre tashmë ishte epa shërueshme, meqë plasaritjet e rrugëve vëreheshin, dhe gjelbërimi e kishte mbuluar rrugën e ndërtuar në vitin 2016.
Tek kjo rrugë nuk kishim mundësi tjetër intervenimi “kirurgjik”, por gjelbërimi që kishte lulëzuar mbi asfalt, vendosëm ta ujisim dhe sado pak, të kontribuojmë në nxitjen e dashurisë së qytetarëve tanë për të kultivuar dhe mirëmbajtur sa më shumë hapësira të gjelbëruara.
Qytetarë të nderuar,këto rrugë janë asfaltuar nga taksapaguesit tanë . Për informimin e juaj: Këto rrugë mbikëqyrën dhe pranohen teknikisht nga Komisioni i caktuar nga Komuna.
Zyrtarët Komunal të këtyre komisioneve, paguhen gjithashtu nga taksat tona për të kryer punën e tyre si duhet, pra monitorimin dhe pranimin teknik të ndërtimit të rrugës.
A mendoni qytetar të nderuar që këta zyrtarë “Komunal”e kanë kryer punën e tyre si duhet?.
Pastaj, secila rrugë e asfaltuar ka disa vite garancion, edhe nëse dëmtohet brenda afatit të garancionit, operatori ekonomik obligohet që dëmin ta sanoj.
Pse vallë në këto projekte nuk sanohen dëmet e shkaktuara?.
Janë dy përgjigje:
1. Zyrtarët Komunal janë korruptuar, dhe si rezultat i sajë i kanë mbyllur sytë karshi kësaj pune të keqe, që po bëhen shkel e shko.
2. Zyrtarët Komunal kanë “qenë” të obliguar të pranojnë punimet si të rregullta për arsye të diktatit nga personat udhëheqës-qoftë drejtori i drejtorisë përkatëse, apo edhe nga vet Kryetari i Komunës.
Pas identifikimit dhe hulumtimit intensiv, megjithatë del një kombinim i dyja përgjigjeve, meqë Kryetari apo drejtori përkatës, nuk e pezullojnë nga puna asnjërin nga zyrtarët Komunal, që monitoruan apo pranuan teknikisht këto punë.
Atëherë del se përgjigja e dytë dominon, dhe këtu kemi të bëjmë me “bashkëveprim në krim”.
Për këto rrugë të asfaltuara jashtë çdo norme të lejuar, duhet të merren organet kompetente siç janë: Hetuesia e krimeve ekonomike, dhe prokuroria e Shtetit.
Vërtet këto projekte të sjellin te përfundimi se: Komuna e Vitisë, në vend që t’ju shërbej qytetarëve të sajë, ajo ju shërben firmave të caktuara private.
Pra me paratë e mbledhura nga qytetarët po i “gostisë” firmat private, në vend që t’ua kthej qytetarëve me shërbime dhe investime cilësore.
Kjo praktikë duhet urgjentisht të ndalet.
Është evidente se infrastruktura rrugore në Komunën e Vitisë, është përmirësuar dukshëm.
Por ka nevojë që në këtë drejtim të punohet sa më shumë në ngritjen e cilësisë së ndërtimit.
EVSB, falënderon qytetarët tanë për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në luftimin e dukurive negative ka thënë në reagimin e tij Imri Emërllahu./rajonipress/