RCCOLA

Si përndjekeshin intelektualët dhe aktivistët në kohën e luftës, çfarë thonë sot protagonistët e saj

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Selver Lenjani ende e ka të freskët 11 majin e vitit 1999 kur policia serbe, paramilitarët serb, rezervistët serb, policia aktive e Serbisë dhe armata e rregullt e Republikës së Serbisë operonin në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Edhe fshati Karaqevë vitin 1999 e përjetoi me ankth e në tmerr sepse kishte rrezik të madh nga paramilitarët serb, dhe ushtria serbe që kërkonin koka të njerëzve për t`i ekzekutuar ndër ta edhe Selver Lenjanin, Zeqir Lenjanin, Hevzi Lenjanin, Asllan Thaçin dhe Besim Keka.

Këta aktivist ishin në listë për ekzekutim dhe shumë tjerë u kërkonin nga komandanti i policisë Përrzha, Rada Todoroviq, Liska i Shipashnicës, Rada i Stralicës, Rada i fshatit Berivojcë të cilët kanë hy në fshat në ora 01:35 minuta.

Ata u futën në fshatin Karaçevë dhe kërkuan kokën e Selver Lenjanit sepse Selver Lenjani atëherë ishte aktiv në grumbullimin e 3% të Republikës së Kosovës, Qeverisë, ishte aktiv edhe në Shoqatën humanitare për t`i ndihmuar skamnorëve dhe në komisionin solidar, mirëpo për Selver Lenjanin e ka ditur shteti serb se me çka merret dhe gjithçka ka ditur të sakta.

Uji Dea

Tani siq kanë rrëfyer protagonistët e asaj kohe më 11 maj 1999 kanë hyrë në shtëpinë e Selver Lenjanit dhe e pyesin bashkëshorten se ku e ka burrin dhe ajo i kundërpërgjigjet kinse nuk e din se ka u shkue. Atëherë në atë moment i sillen shumë vrazhdë Liska i Shipashnices, Todoroviq Rada i Koromjanit dhe shumë polic të tjerë dhe çka ishte më së keqi edhe armata e rregullt u gjuajt në shtëpinë e Selver Lenjanit, për të kërkuar se ku gjendet ai njeri sepse kërkohej nga shteti serb.

Më i papërshtatshmi që ka pasur Republika e Serbisë ishte ai, çka është më së keqi ia kanë përmend për prindin se ku është Zenel Lenjani, që ka qen një kundërshtar shumë i madh i Jugosllavisë së Titos dhe me një kërcenim shumë të fort të armatosur deri në dhëmb.

“Familja e Selver Lenjanit më mirë kish pranuar vdekjen sesa torturën. Nuk kish ma rënd ta lësh shtëpinë në duart e paramilitarëve me urdhra të komandantëve serb dhe e kanë urdhëruar gruan që të shkoj në stacion në Kamenicë deri sa të dorëzohet burri mirëpo megjithatë me një gjindshmëri të bashkëshortes dhe fëmijëve që i ka ndodhur më e keqja i ikën atij tmerri dhe u larguan nga shtëpia për tu strehuar dikund jashtë shtëpisë” kanë rrëfyer dëshmitarët./rajonipress/