ARKATANA

Si ndikon papunësia në shëndet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nëse keni menduar ndonjëherë se puna juaj, bashkë me bashkëpunëtorët e bezdisshëm, thirrjet e vazhdueshme dhe puna jashtë orarit, po ua shkurtojnë jetën, mendoni përsëri.

Më keq se stresi i punës është vetëm papunësia, zbulojnë hulumtuesit nga Finlanda. Papunësia afatgjatë është një kërcënim i madh për shëndetin, përshpejton procesin e plakjes dhe rrit rrezikun nga sëmundjet e ndryshme.

Studimi përfshiu 5.600 persona të lindur në vitin 1966 studiuesit morën nga pjesëmarrësit mostra të qelizave të ADN-së. Pas 31 vitesh ata zbuluan se personat të cilët ishin të papunë për të paktën 2 vjet, më shpesh kishin telomere të shkurtra.

Mobi Casa

Telomeret janë si kapakë mbrojtës të cilët ndodhen në skajet e kromozomeve dhe zgjaten gradualisht me plakje. Nëse telomeret janë shumë të shkurtra, atëherë vjen deri tek plakja e parakohshme dhe rritet rreziku nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

“Papunësia është stresuese, ndërkohë që studimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e larta të hormoneve të stresit mund t’i shkurtojnë telomeret dhe jetëgjatësinë,” theksoi kryesuesja e studimit, prof. Leena Ala-Mursula.

Studimet e mëparshme kanë treguar se puna e tepërt gjithashtu mund ta dëmtojë ADN-në. Me pak fjalë, të njëjtat rregulla vlejnë si për të punësuarit ashtu edhe për të papunët: ndaloni me pirjen e duhanit, mbani një peshë të shëndetshme, hani ushqime të ndryshme dhe ushtroni çdo ditë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.