GRANDEMALL

Si ndikon ndryshimi i motit në shëndetin tonë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ndryshimet e motit shkaktojnë shumë probleme. Bronhitis, ulçerat në stomak, sulmet në zemër etj janë disa nga sëmundjet më të rënda që manifestohen.

Ndryshimet e shpeshta dhe të papritura të temperaturës, presioni i ajrit dhe niveli i lagështisë spjegojnë depresion, trashje etj, thonë ekspertët nga Univerziteti Aberdeen në Skotlandë.

Pacientët e moshuar me sulme në zemër dhe asmatikët janë më të rrezikuar. Metabolizmi i të moshuarve është i ngadalshëm dhe për këtë arsye ka ndikim të madh mbi ta.

Sipas ekspertëve grupi tjetër i rrezikuar prek fëmijët nën moshën 15 vjet.

Sulmi në zemër

Temperaturat e ulëta kontribuojnë në trashje të gjakut dhe rrisin rrezikun e trombozës koronar dhe vertebrale, njërat ndër shkaktarët kryesor të sulmit në zemër.

Ndryshimi i temperaturës në një kohë të shkurtër prej vetëm disa gradë shkakton ngushtimin e arterieve, rrjedhjen e kufizuar të gjakut dhe mungesa e oksigjenit që arrin në zemër për shkak motit të ftoftë më shpejt pompon gjaku për ta mbajtur nxehtësinë e trupit,thonë ekspertët e Institutit gjerman për hulumtimin e ndikimit të klimës në shëndet.

Dhimbje në nyje

Për shkak të ndryshimeve atmosferike, niveli i lëngjeve që i mbulon nyjet ndryshon dhe shkakton dhimbje, spjegon Robert Muts profesor i reumatologjisë në spitalin e Londrës “Aintre”.

Mobi Casa

Migrena

Moti i vranët është shkaktar i migrenës. Për shkak të erës, enët e gjakut të hipotalamusit bymehen, dhe shkaktojnë dhimbje të rënda koke.

Ndezjet e veshit

Kur është në pyetje personat që jetojnë në zonat me lagështirë,hulumtuesit amerikan vërtetuan se tek ata problemet më të shpeshta jën infeksionet e veshit.

Nëpërmjet kanalit të veshit mblidhet lagështia që është habitat i përshtatshëm për bakteret që shkaktojnë inflamacion.Infeksioni parandalohet duke mbajtur kapelë dhe kufje.

Paraliza e fytyrës

Paraliza faciale (paraliza e BELL) është një sëmundje që prek vetëm njërën anë të fytyrës dhe vjen nga prekja e nervit të shtatë të kokës. Është një sëmundje nga e cila preket një përqindje e madhe e popullsisë.

Temperaturat e ulëta janë njëri ndër shkaktarët kryesor të kësaj paralize.Prandaj për ta parandaluar këtë lloj paralize gjatë ditëve të ftofta mbështjelleni fytyën me shallë të ngrohtë .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.