ARKATANA

Si mund të shpëtoni nga depresioni?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për të shpëtuar nga depresioni në radhë të parë duhet të pranojmë gjendjen ekzistuese. Ndihma e dhënë që në fillim luan një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së personit të prekur dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet.

20-40 % e 121 milionë personave në depresion tentojnë të vetëvriten. 10-15% humbasin jetën. Pranimi i gjendjes dhe i kurimit është gjëja e vetme që duhet bërë për t’ia dalë mbanë përballë kësaj sëmundjeje.

Njëri nga problemet më të mëdha të shekullit, është depresioni. Ndërsa grupi më i rrezikuar nga hyrja në depresion janë femrat. Mundësia e hyrjes në depresion në çfarëdolloj periudhe të jetës nga një femër është 10-20%. Duke pohuar se nga bashkimi i depresionit me shumë faktorë të tjerë krijohet një tablo psikiatrike, specialistët theksojnë se depresioni është një nga faktorët kryesore të vetëvrasjeve.

Fundamenti

Nga studimet e bëra së fundmi është vënë se për shkak të numrit të ulët të specialistëve, ngurrimit të njerëzve për të marrë ndihmë, vështirësitë ekonomike dhe sociale, vetëm një e katërta e të sëmurëve me depresion preferojnë të kurohen. Tek të sëmurët me depresion aplikohen ilaçet dhe psikoterapia.

Megjithëse psikoterapia nuk e tregon ndikimin e saj shpejt, është më efektive për një kohë të gjatë. Mundësia e përsëritjes së të njëjtit shqetësim tek personat që kurohen është më e ulët edhe këta persona e ndjejnë veten më mire kur shërohen plotësisht.

Psikoterapia ndihmon personin në depresion dhe familjen e tij për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë. Duhet pasur parasysh fakti se depresioni është një sëmundje e kurueshme. Ndihma e dhënë që në fillim luan një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së personit të prekur dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.