Si jeton sot Jovanka Broz

E veshur mirë, tërësisht e grymosur, me flokë të lidhur, Jovanka Broz edhe sot, sipas fjalëve të atyre që e takojnë, sillet sikur të ishte bashkëshortja e një burrështetasi. Nga ndërtesa që është ndërtuar në vitet e 90-ta të shekullit të 19-të, në të cilën ajo praktikisht jeton që nga vdekja e Titos, e veja e presidentit të përjetshëm të RSFJ-së për herë të fundit ka dal në gusht të vitit 2007.
E veshur mirë, tërësisht e grymosur, me flokë të lidhur, Jovanka Broz edhe sot, sipas fjalëve të atyre që e takojnë, sillet sikur të ishte bashkëshortja e një burrështetasi.
Për vetën kryesisht kujdeset vetë, ka vite që nuk largohet nga shtëpia, e nganjëherë vizitohet nga motra dhe një afërme tjetër e saj.
Kohën e kalon duke lexuar libra dhe gazeta, të cilat ja hedhin brenda nëpër hapjen e derës së metalit me ngjyrë të gjelbër të vilës “Bor”, në lagjen elite Dedinje, në Beograd.
Nga ndërtesa që është ndërtuar në vitet e 90-ta të shekullit të 19-të, në të cilën ajo praktikisht jeton që nga vdekja e Titos, e veja e presidentit të përjetshëm të RSFJ-së për herë të fundit ka dal në gusht të vitit 2007. Atëbotë u publikua fotografia e saj, se si vozitej në një “Mercedes” kabriolet nga miku i saj shumëvjeçar, Rade.
Shkuan deri në një ëmbëltore, por nuk dolën nga automjeti, ndërsa gjërat që porositën ju dërguan në automjet nga shitësja.
Që nga ajo kohë askush nuk e ka parë jashtë shtëpisë prej 750 metra katror, të rrethuar me një mur të lartë nga betoni. Dy vjet para kësaj “shëtitje”, ajo ndërpreu edhe vizitat tek varri i Titos me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij.
“Menjëherë pas vdekjes së Titos, asaj i janë konfiskuar të gjitha dokumentet. Nuk ka pasur as letërnjoftim, e as librezë shëndetësore. Frikësohej se nëse edhe për vetëm një moment del nga shtëpia, në të cilën e kishin vendosur, ajo do të dëbohej nga aty”, thotë A.M, i cili për shkak të natyrës së punës që kryen, për vite të tëra ka mbajtur kontakte me Jovankën.
Letërnjoftimin dhe pasaportën Jovanka i ka marrë në vitin 2009, por frika nuk ishte eliminuar. Ajo, sipas fjalëve të disa njohësve të saj, edhe më tutje jeton në botën e konspiracionit dhe të spiunazhit.
“E kam ftuar të shkojë çdo kund, madje edhe në disa prej rezidencave të Titos nëpër Serbi, e kanë ftuar edhe në Brione, por ajo nuk pranoi ftesat”, theksoi ky burim.
Njëri nga njerëzit e rrallë, i cili flet haptazi për jetën e Jovanka Brozit është përfaqësuesi i saj shumëvjeçar ligjor, avokati Toma Fila, i cili thotë se ajo, përkundër faktit se ka 89 vjet, është ende një femër tejet e bukur.
“Kujdeset vetë për vete, madje edhe atëherë kur ka pasur mundësi që të marr ndonjë njeri, që ti ndihmoj në shtëpi, ajo ka refuzuar. Ajo është një luftëtare e madhe, gjë që i ka ndihmuar që të mbijetojë të gjitha këto vite nën vëzhgim. Nganjëherë frikësohej për jetën e saj, ndërsa sot frikësohet se do ta dëbojnë nga shtëpia”, tha Fila.
Para shtëpisë qëndron i parkuar një BMË i zi, në të cilin qëndrojnë ulur pjesëtarët e sigurimit policor. Natën një rojtar hyn brenda shtëpisë, ku për të është përgatitur një hapësirë e veçantë. Pasi që shtëpia për vite me radhë ka pasur probleme me ngrohje, rojtari në dhomën e tij ka pasur edhe një ngrohëse shtesë.
Jovanka shpesh në mëngjes ka përdorur këtë ngrohje, pas largimit të rojtarëve, për tu ngrohur paksa.(express)