RCCOLA

Si formohen sëmundjet me temperaturë të lartë?

/ 2 minuta lexim

Formimi i sëmundjeve me temperaturë të lartë kalon në disa faza.

Faza 1: Duhet që shkaktarët si bakteret, viruset që hyjnë në trupin tonë ose të gjenden atje paraprakisht (si p.sh. virusi i herpesit që shkakton vezikula tek buzët).
Faza 2: Duhet që ky shkaktar të shumohet sipas programit të vet dhe në këtë mënyrë të përpiqet të na dëmtojë.

Në qoftë se gjatë fazës së dytë sistemi ynë mbrojtës nuk e zhduk shkaktarin (kur sistemi imunitar nuk e regjistron shkaktarin me anë të qelizave të kujtesës ose kur trupi ynë ndodhet në gjendje dobësie), shkaktari i sëmundjes shumohet me një shpejtësi marramendëse dhe fillon të dëmtojë trupin seriozisht.

Fundamenti

Pjesa më e madhe e baktereve dhe viruseve nuk mund të shumohen lehtësisht në temperaturën normale të trupit. Por në qoftë se ne ekspozohemi në të ftohtë, në qoftë se temperatura e trupit ulet si pasojë e kequshqyerjes dhe kur sistemi ynë imunitar (mbrojtës) nuk e njeh shkaktarin (bakteret dhe viruset), atëherë këto të fundit që rrinë në pritje fillojnë të shumohen.

Faza 3: Sistemi mbrojtës e analizon shkaktarin dhe reagon ndaj tij. Një pjesë e përgjigjeve të sistemit mbrojtës janë specifike dhe e sulmojnë direkt shkaktarin, kurse pjesa tjetër janë masa parandaluese të përgjithshme. Por të gjitha këto ndërlidhen me njëra tjetrën në një mënyrë të komplikuar.

Faza 4: Shkaktari mundet nga sistemi mbrojtës (shërimi) dhe veçoritë e tij regjistrohen nga ky sistem, kështu që kur në të riekspozohemi me këtë shkaktar do ta zhdukim pa e lejuar të stimulojë sëmundjen. Trajtimi fillohet në qoftë se trupi ka pësuar dëmtim (rikuperimi). /Telegrafi/