UBT

Si e pa SHBA Kosovën gjatë vitit 2013

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dy zhvillime në Kosovë gjatë vitit 2013 që kanë tërhequr vëmendjen e Washingtonit kanë qenë marrëveshja e 19 prillit midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe zgjedhjet lokale, si një hap i rëndësishëm përpara për demokracinë e re të vendit.

Në prag të nënshkrimit të marrëveshjes Washingtoni zyrtar i çonte mesazh Kosovës dhe Serbisë që të shfrytëzojnë rastin e jashtëzakonshëm që hapë shtigjet drejt integrimit evropian, raporton RTK.

Po atë ditë, sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të deklaronte se ‘marrëveshje mbi parimet për normalizimin e marrëdhënieve ka kërkuar kompromis dhe guxim politik nga të dyja palët’, ndërsa siguronte Kosovën se ‘SHBA mbeten fuqimisht të përkushtuara për pavarësinë dhe sovranitetin e saj.’

Menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale Qeveria Amerikane vlerësonte se Kosova është në gjendje të organizojë “zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare.”

ARKATANA

Ndërkaq, Marrëveshjen pati edhe të tillë që e kritikuan si ‘një zgjidhje afatshkurtër që nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme’ dhe se ‘të drejtat e njeriut po merrnin konotacione të një qasje territoriale.’

Bisedimet u thanë se ishin ‘një përpjekje e Beogradit të krijojë një sistem ku serbët e Kosovës do të qeveriseshin ndaras’.

Në anën tjetër mediat amerikane i quajtën bisedimet ‘vetëdijesim të zyrtarëve të Beogradit dhe qytetarëve të Serbisë rreth pavarësisë së Kosovës, ku 63 për qind e pranonin se Kosova është de facto e pavarur. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.