Fundamenti

S’i besojnë Thaçit për EULEX-in

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndonëse kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të merkuren e ka mbështetur iniciativën e Grupit parlamentar të PDK-së, vetëm dy ditë pas paraburgosje së nënkryetarit të partisë më të madhe në vend, Fatmir Limajt, partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se këto janë pallavra të kryeministrit dh s’ka asgjë serioze në këtë drejtim.
Megjithatë, sipas tyre, edhe po të ishte serioze ajo iniciativë nuk do të përkrahej nga opozita.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se pas ngjarjeve që ka ndodhur në nivel të vendit, konkretisht pas paraburgosje së Fatmir Limajt, në kemi vlerësuar se është bërë jashtë procedurave të rregullta.

“Prandaj, ne kemi konstatuar se askush nuk është mbi ligjin. Ligji vlen për te gjithë, prandaj edhe EULEX-i duhet t’u përmbahet rregullave. Kjo na ka shtyrë që të vlerësojmë dhe kërkojmë që të ketë iniciativë për rishikimin e mandatit të EULEX-it”, ka thënë Grabovci për “Zërin”.

Uji Dea

Kurse, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së , Ismet Beqiri, ka thënë se deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi, për rishikim të mandatit të EULEX-it janë në vazhdën e lojës së fjalëve.

Ndërkaq, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se institucionet e Kosovës duhet të komunikojnë drejtpërdrejt me EULEX-in, si mision i Bashkimit Evropian që është në Kosovë dhe jo nga distanca./Indeksonline/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.