Eko Higjiena

Shyptari n’Evropë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Adrian Kamberi – Çështja e liberalizimit të vizave, i cili ishte premtimi kryesor në zgjedhjet e kaluara parlamentare – 2009, mbet për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, sigurisht se bashku me këtë premtim, vetëm e vetëm që të arrijnë deri tek vota dhe ta bindin qytetarin e hamendur, të lodhur dhe të pa shpresë ne këtë humnerë të thellë që t’i rivotojmë serish ata –“peshqit” e mëdhenj, do ja bashkëngjisin edhe hyrjen e Kosovës në familjen evropiane, pse jo edhe ndonjë universitet ne ndonjë lagje apo fshat, aty këtu edhe ndonjë komunë të re.

E rëndësishme mos të lëshohet “fronti”, fjalë të thata sa të doni, nga premtimet pak realizime edhe ato kuantitative. Po e zëmë se qytetari po i gëlltit edhe kësaj radhe të gjitha, të shkojë në shkollë dhe të mos mësojë, të shkojë në spital dhe të mos mjekohet, të shkojë në gjykatë dhe të mos gjykohet, etj, etj, etj. E rëndësishme që ne t’i marrim vizat e ta mësyjmë Evropën.

Por si do t’ia dalë një shyptar i Kosovës, njëri ndër ta edhe unë, të veshur me kushtetutë moderne, ndërsa nën lëkurën tonë bartim Kanunin, si do t’ia dalë një shqiptar i “pa arsimuar” ku afër 20 vjet shkoi në një godinë me mure të larta të quajtur shkollë e nuk mësoi as shkrim e lexim, një shqiptar i cili nuk njeh ligj, as Zot, as fe, e i pafat e qe besa deri tash me shumë për faj të vet, kundër të cilit, edhe historia ishte! Jemi të tillë se kështu na duan pushtetarët tonë, kështu na deshën edhe pushtuesit dikur, kështu po e duam edhe ne veten. Ne jemi vetëm vegla për arritjen e qëllimeve të të tjerëve.

Por, si do të gjendemi në familjen evropiane, kur mohojmë identitetin tonë? Ku ish pushtuesi na u bë vëlla, ku figurat kryesore kombëtare shqiptare na u bënë tradhtarë e lavire. Ku për pak lekë ndërrojmë emër e identitet, për pak lekë ndërrojmë fe e atdhe! Atëherë kush do të jemi ne në Evropë? Ku dita-ditës mundohemi të jemi me turk se turku, më italian se italiani, më gjerman se gjermani, vetëm shqiptar nuk tentojmë të qëndrojmë.

FITORJA

Ore vëlla, ti mund të jesh në sytë e të tjerëve turkotoman, shkja, grek, makedon besa, besa taljan, anglez, si të pëlqen ty mund t’i thuash vetes. Po ti je shyptar që ke trashëguar një kulturë dhe traditë të lashtë, që nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e deri të Nënë Tereza e Ibrahim Rugova. Po ti ke tri fe, por një Atdhe. Shumë mirë e thoshte edhe Mulla Idriz Gjilani: “Kemi tri fe, por kemi një Atdhe, të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut…”.

I mjeri unë për ty që të kam vëlla. Je ti e ata si ti, që me shekuj e shekuj na lanë larg shteteve të zhvilluara… Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm, të unifikuar anembanë trojeve ilire, janë vite vendimtare për një të ardhmen të ndritur të shqiptarëve dhe investimet e qeverive tona duhen të jenë në shtyllat kryesore, në arsim, shëndetësi, gjyqësor, e jo në ekstremizëm. Kështu bëhet forcimi i shqiptarëve së pari në shtëpitë tona e pastaj në Evropë. Na duhen gjenerata të reja mirë të arsimuara, kulturuara dhe integruara, kështu do e ndreqim imazhin e sakatosur të shqiptarëve. Gjithashtu një kujdes dhe një punë të shtuar për trojet shqiptare në Maqedoni, Serbi, Greqi, Mal të Zi. Ne duhet të jemi të bashkuar në arritjen e qëllimeve tona kombëtare, apo siç thoshte Martin Luther King, Jr: “Ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku si vëllezër, ose do vdesim së bashku si budallenjtë”.

E sa herë gjer me sot ne (shqiptarët) vdiqëm si budallenj?!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.