RCCOLA

Hipokrizia e “Drejtësisë” së premtuar: Astrit Dehari si premtim i thyer dhe simbol i zvarritjes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Zarife Asllani – Është e dhimbshme dhe njëkohësisht revoltë e thellë të shohësh si, pas 8 vjetësh, përfaqësues të institucioneve që dështuan të sjellin “drejtësi” për Astrit Deharin bëjnë homazhe, përulen pranë varrit të tij dhe vendosin lule. Kjo nuk mund të fshehë faktin se “drejtësia” për Astritin vazhdon të jetë agjendë elektorale e VV-së.

E asgjë ëe tepër. Si mund të ndodhë që ata që kishin përgjegjësinë dhe premtimin me gjithë zë për të ndriçuar këtë rast të rëndë, të humbasin prova dhe të lejojnë që e vërteta të zvarritet për vite me radhë?

Dhe më e rëndë, si mund të jenë po të njëjtët ata që u zotuan për drejtësi, që morën votat dhe besimin e popullit edhe në emër të Astritit, një djali të ri që u shndërrua nga ana e tyre në simbol të padrejtësisë, por më pas nuk bënë asgjë për të çuar deri në fund premtimin e tyre?

Këta politikanë ndërtuan fjalimet dhe fushatat e tyre mbi dhembjen dhe kërkesën për drejtësi për Astritin, duke argumentuar kundër ish-pushtetit dhe duke premtuar zbardhjen e plotë të rastit.

Mobi Casa

Por, kur erdhën në pushtet, zotimi i tyre humbi së bashku me etjen për të vërtetën, duke u shndërruar në një dëshirë të vetme për të ruajtur egon dhe privilegjet e pushtetit.

Si mund të justifikojnë ata që tani kujtojnë Astritin vetëm në përvjetorë, me homazhe e që duken si veprime për përfitime elektorale. Premtimi për drejtësi është një barrë e rëndë, por ajo nuk mund të bëhet një mjet për të marrë vota e më pas të harrohet.

Kujtojnë datën, vendosin lule dhe flasin për dhimbjen, por veprat flasin për ego të sëmura për pushtet. Mbase është mire qe te kuptojnë se pushtetet janë te ndara e te pavarura ne ushtrimin e përgjegjësisë se tyre.