Shyhretja dhe Shkurtja: Të bashkohemi, ta ndihmojmë Luginën, se ajo është e jona !
Aksionit Humanitar të Fondacionit nga Kosova Lindore në Zvicër për ndërtimin e 100 shtëpive që do të jetë publike përmes RTK-së në Glala-Mbrëmjen humanitare për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginën e Preshevës ju kanë bashkangjitur yjet e estradës sonë, këngëtaret e mirënjohura të melosit shqiptar Shyhrete Behluli dhe Shkurte Fejza që në vargjet, në këngët e tyre nuk ka munguar kurrë Presheva, Bujanoca dhe Medvegja
Vetëm ai që s’ka zemër shqiptari nuk e ndihmon aksionin humanitar 100 shtëpi për tokat tona – Luginën e Preshevës
Shyhretja dhe Shkurtja duke u solidarizuar me ketë aksion humanitar për Luginën e Preshevës, përmes agjencisë së lajmeve «Presheva Jonë » kanë apeluar tek gjithë shqiptarët, biznesmenët në Ballkan , sidomos te ata në perëndim që të mbështesin, kontribuojnë gjithsecili në mënyrën e vetë, secili me çka të mundet për ndërtimin e 100 shtëpive, realizimin e projektit humanitar dhe gjithëkombëtar për motra dhe vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës.
Madje këngëtaret tona Shyhrete Behluli dhe Shkurte Fejza në bashkëpunim me Fondacionin humanitar nga Kosova lindore në Cyrih, shprehën gatishmërinë që pas Gala-Mbrëmjes humanitare të organizojnë ditëve të ardhshme një koncert humanitar diku në Zvicër apo Gjermani enkas dedikuar Luginës së Preshevës
« Ata që do të ndihmojnë Luginën e Preshevës në aksionin, misionin e Gala-Mbrëmjes humanitare që do të jetë publike të shtunën e ardhshme përmes RTK-së për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginën e Preshevë madje qoftë edhe me një qeremide apo një thes cement do të jetë mjaft.
Me këtë rast do të dëshmohet vërtetë se na dhemb zemra për tokat tona në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kontributi i juaj do të jetë ndihmë jo vetëm për skamnorët, të shpërngulurve, atyre të pa kulm ..por edhe për motrat dhe vëllezërit tanë që dje u rreshtuan në radhët e UÇK-së për të çliruar Kosovën. Prandaj, nuk duhet harruar Luginën, ja sot ja kurrë dhe t’ mos na dhimbset asgjë për Kosovën tonë Lindore, tokën tonë e cila është pjesë e pandashme e trungut të shqiptarisë.. » kanë deklaruar dy këngëtaret e estradës sonë muzikore Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli .


