Shyhreti në Facebook paralajmëron hitin e saj

Nuk janë vetëm këngëtaret e rinj që paralajmërojnë hite nëpër facebook. Këtë rrjet social tashmë e përdorin edhe këngëtaret veterane të skenës kosovare për promovim.
Shumica e njerëzve nuk mendojnë që Shyhrete Behluli s’e përdor rrjetin social Facebook, por këngëtarja ka paralajmëruar për hitin e radhës në këtë rrjet.
Shyhrete Behluli ka paralajmëruar se kënga e saj do të jetë solo.
“Së shpejti kënga dhe videoklipi i ri me temen shumë interesante. Shpresojë që ta pëlqeni atë”, ka shkruar Shyhreti.
Por, ajo nuk ka dashur të tregoj për temën e këngës, të cilat tema zakonisht janë interesante për adhuruesit e muzikës popullore shqiptare.