Shuplaka e Nuland-it ta këndellë drejtësinë!

Nuland është e vetëdijshme se korrupsioni dhe rastet kriminale nuk luftohen pa një drejtësi larg duarve të politikës, prandaj ajo theksoi se për Amerikën shteti ligjor është prioritet, pa të cilin nuk ka zhvillim ekonomik dhe as zhvillim të demokracisë, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike dhe juridike.
Pa shtetin e së drejtës, Kosova nuk ecën përpara
Nuland është e vetëdijshme se korrupsioni dhe rastet kriminale nuk luftohen pa një drejtësi larg duarve të politikës, prandaj ajo theksoi se për Amerikën shteti ligjor është prioritet, pa të cilin nuk ka zhvillim ekonomik dhe as zhvillim të demokracisë, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike dhe juridike, shkruan Gazeta Kosova Sot
Vizita e para dy ditëve, nga nënsekretarja e Shtetit të SHBA-së, Victoria Nuland, në vendin tonë, që zhvilloi takime të ndryshme me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, ku, ndër tjerash, temë diskutimi ishte edhe fusha e drejtësisë, është komentuar si një tërheqje e vërejtjes për klasën politike kosovare. Ajo ka theksuar se nevojitet të bëhet edhe më shumë në luftën ndaj korrupsionit, derisa siç tha, drejtësia mbetet prioritet për SHBAnë, duke lënë kësisoj porosi të qarta që Kosova duhet të ndjekë në rrugën e saj evropiane. Sipas njohësve të kësaj fushe, kjo është një shuplakë për Kosovën, por njëkohësisht edhe një reagim i ashpër i Qeverisë amerikane. Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se deklarata e zonjës Nuland ishte një vërejtje e radhës që i bëhet sistemit politik, por edhe strukturave shtetërore të Kosovës. “Deklarata e saj ishte e drejtpërdrejtë dhe pa ekuivokë, ndonëse e drejtuar kryesisht nga sistemi i drejtë- sisë, ajo duhet të kuptohet për të gjithë njësoj, por Nuland është e vetëdijshme se korrupsioni dhe rastet kriminale nuk luftohen pa një drejtësi larg duarve të politikës, prandaj ajo e theksoi se për Amerikën shteti ligjor është prioritet, pa të cilin nuk ka zhvillim ekonomik, dhe as zhvillim të demokracisë”, potencoi ai.
Strukturat udhëheqëse duhet të vetëdijesohen Tutje, Dibrani ka nënvizuar se kjo deklaratë nga Nuland ishte më shumë sesa shuplakë fytyrës, siç e ka cilë- suar ai, kur goditet një fëmijë i lazdruar dhe problematik. Andaj në këtë drejtim, sipas tij, sistemi gjyqësor dhe drejtësia në Kosovë duhet të këndellen dhe t’i nisin reformat rrënjësore, të cilat pastaj do të reflektonin edhe në sistemin politik dhe atë shtetëror të Kosovës. “Por, kjo drejtësi nuk duhet të bëhet selektive dhe me dy standarde, siç themi ne në popull për dikë ‘nënë’ e për të tjerët ‘njerkë’, prandaj SHBA-ja kërkon që reformat fillimisht të nisin në drejtësi, nëse dëshirojmë kësisoj që t’i pakësojmë strukturat kriminale në politikë dhe vendet udhëheqëse. Andaj, të shpresojmë se vizita e Nuland-it do të ndikojë në vetëdijesimin e strukturave udhëheqëse e politike në Kosovë”, ka potencuar Dibrani. Analisti politik dhe juridik, Mazllum Baraliu, tha për gazetën “Kosova Sot” se edhe vizita e Nulandit në Kosovë dhe deklarimet e saja kryesore për çështjet më problematike, sipas tij, janë po të njëjtat probleme të cilat, siç tha, ne i kemi dhe ballafaqohemi me vite, duke i trajtuar si nga brenda vendit ashtu edhe nga institucionet e jashtme, që përpiqen ta ndihmojnë Kosovën në konsolidimin shtetëror. “Pra, ato janë probleme të përsëritura, të njohura dhe të dhimbshme. Kësisoj mbi të gjitha është korrupsioni dhe sundimi i ligjit, gjegjë- sisht sistemi i drejtësisë ose drejtësia më saktë, siç thotë Nuland, për të cilën thotë se është problem dhe preokupim kryesor i SHBA-së sa i përket Kosovës, mirëpo ajo përmend edhe problemet e tjera, derisa e vlerë- son mendimin dhe qëndrimin zyrtar të SHBA-së se prioritet i Kosovës në të ardhmen duhet të jetë konsolidimi i sistemit të drejtësisë dhe atij të gjyqë- sisë”, është shprehur Baraliu.
Qeveria po tregohet neglizhente Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka konsideruar se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është tema kryesore, për të cilën edhe Nuland është deklaruar se institucionet e Kosovës duhet ta kenë prioritet atë. Por, sipas tij, kjo vërejtje nuk po kuptohet drejt nga institucionet e Kosovës dhe që kjo është e keqja që po ia bëjnë qeveritarët vendit. ” Dihet se vërejtja kryesore e saj ka qenë se duhet shumë më shumë të bëhet në këtë drejtim, derisa neglizhenca që po paraqet Qeveria e Kosovës është e pajustifikueshme”, ka theksuar, Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, për gazetën “Kosova Sot”. Avokati Nikë Shala thotë se shteti ynë në vazhdimësi ka marrë mesazhe dhe kritika nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe nga SHBA-ja, rreth gjendjes së sistemit të drejtësisë në Kosovë, e posaçërisht siç tha edhe nga vizita e fundit në Kosovë nga ana e ndihmëssekretares Amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland, e cila apeloi se drejtësia mbetet prioritet për ShBA-në. “Kësisoj, jemi të vetëdijshëm se sfidë e madhe ende mbetet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, kusht ky i domosdoshëm për integrimin e Kosovës drejt familjes evropiane, mirëpo se sa rezultate konkrete kemi shënuar si shtet në këtë drejtim ,ende shfaqet nevoja që zbatuesit e ligjit seriozisht t’i luftojnë dukuritë negative në fjalë, pasi në të kundërtën rrezikojmë një të ardhme euroatlantike të vendit”, theksoi ai./kosova sot/