Eko Higjiena

Moskonstituimi i Kuvendit, Kolshi: Partitë po i japin përparësi interesave partiake e jo atyre publikeAktuale

/ 2 minuta lexim
HW

Melos Kolshi nga IKD ka folur lidhur me gjendjen statike në Kuvendin e Kosovës, ku as sot, për herën e 36-të, nuk pati vota për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se i tërë procesi është kthyer në një praktikë rutinore dhe në një normalitet negativ, i cili pas çdo tentimi po e zbeh dhe po e dëmton demokracinë funksionale.

“Moskonstituimi po zgjatet përtej çdo pritjeje normale dhe çdo standardi demokratik, dhe në vend të përpjekjeve për dialog dhe arritjes së një marrëveshjeje, partitë politike po zgjedhin që t’i japin prioritet ngërçit të qëllimshëm, ku prioritet kanë interesat personale e partiake, por askund interesin e përgjithshëm publik”, ka thënë Kolshi.

Eco Higjiena

Tutje, Kolshi ka theksuar se kjo gjendje është e rrezikshme për funksionimin demokratik të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese është brenda afatit kohor për shqyrtimin e lëndës së dorëzuar nga AAK-ja, duke shtuar se ajo mund ta skicojë rrugën për daljen nga kjo situatë, por nuk mund ta ndryshojë apo imponojë vullnetin e deputetëve.

“…nuk mund ta imponojë vullnetin dhe votën e deputetëve, por vetëm mund ta skicojë dhe tregojë rrugën dhe përgjegjësitë e deputetëve, të cilat në një kuptim i ka sqaruar me Aktgjykimin e vitit 2014…”, ka thënë ai./dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.