Fundamenti

Shumica e fshatrave të Artanës pritet të asfaltohen këtë vit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Po vazhdojmë që ta rregullojmë infrastrukturën rrugore dhe presim që shumica e fshatrave në komunën e Novobërdës në këtë vjeshtë të jenë të asfaltuara e gjithë kjo sipas planit dhe prioritetit që i kemi bërë në fillim të këtij viti ka thënë kreu i Artanës.

Kryetari i Komunës së Novobërdës ka vizituar fshatin Llabjan dhe me këtë rast ka parë edhe punimet që po bëhen në rregullimin e rrugës në këtë fshat.

KKVITI

“Po vazhdojmë që ta rregullojmë infrastrukturën rrugore dhe presim që shumica e fshatrave në komunën e Novobërdës në këtë vjeshtë të jenë të asfaltuara e gjithë kjo sipas planit dhe prioritetit që i kemi bërë në fillim të këtij viti. Shumica e investimeve kapitale të planifikuara janë të realizuara dhe në fund na mbetet që para dimrit t`i rregullojmë rrugët në të gjitha fshatrat, dhe aty ku ka kushte për shtrirjen e asfaltit do të asfaltohet, kurse ne fshatrat ku ka mbetur që të investohet edhe më shumë do të bëhen mbushje dhe rregullimin e tyre dhe të vazhdojmë pastaj ne vitin vijues” ka thënë kreu i Artanës.

Gjatë vizitës ai ka vizituar edhe disa fermer dhe pemëtarë më të suksesshëm nga ky fshat dhe ka biseduar për mundësit e rritjes së prodhimtarisë dhe rritjes së punësimit të një numri më të madh të punëtorëve në fermat dhe në plantacionet e tyre. /rajonipress/