Fundamenti

Shumë vendbanime të Vitisë po bëhen me trotuare

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Me qëllim të përmirësimit të jetës dhe krijimit të sigurisë së qytetarëve në trafik, në disa fshatra të komunës së Vitisë, po rregullohen trotuaret.

Për ti pa nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuareve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatrat Zhiti, Ballancë, Radivojc e Devajë.

Haliti, theksoi se punime të tilla po kryhen edhe në fshatrat: Gushicë, Gërmovë, në Fshatin e ri, Kabash përkatësisht tek rrethrrotullimi te xhamia dhe kisha, si dhe nëpër shumë vendbanime tjera.

Eco Higjiena

Me këtë rast përfaqësuesi i fshatit Zhiti, Burim Emini, tha se ende pa përfunduar punimet në ndërtimin e trotuarit, banorët kanë filluar ta shijojnë atë.

Ndërtimi i këtyre trotuareve po mirëpritet edhe nga banorët e lokaliteteve tjera, pasi që theksuan se në këto rrugë, ka frekuentim të vazhdueshëm të automjeteve, dhe se me këto projekte, banorët do të ndihen më të sigurt./rajonipress/